Meta: LSI voton vetëm një reformë konsensuale PD-PS

Postuar në 14 Qershor, 2016 11:05

Pak përpara mbledhjes së komisionit për reformën në drejtësi, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku theksoi se forca që ai drejton është e gatshme të votojë çdo draft PD-PS për reformën në drejtësi, mjafton që të ketë konsensusin e të dyja palëve.
“LSI besoj se ka qenë forca politike më koherente në të gjithë këtë proces që nga fillimi. Jo vetëm është domosdoshmëri reforma në drejtësi por është e vonuar. LSI është e gatshme të votojë çdo reformë PS-PD mjaft që te jetë me konsensus"- deklaroi Meta. Në këto kushte kryeministrit Rama i duhet sërish të negociojë me PD dhe Lulzim Bashën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.