Sollaku mbron Rroshin në KQZ, kryebashkiakët e Kavajës e Krujës i çohen për verifikim Prokurorisë

Postuar në 09 Qershor, 2016 11:03

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi t’i ccojë për verifikim Prokurorisë formularin e e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi dhe atij të Krujës Artur Bushi. Të dhënat e pasqyruara në formularët e dekriminalizimit  nuk kanë bindur anëtarët e KQZ-së, nisur edhe nga shënimet e bëra nga vetë Roshi se ishte ndaluar në Gjermani, por nuk mbante mend arsyen. Si përfaqësues ligjor i kryebashkiakut të Kavajës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve u shfaq anëtarëi i Asamblesë Socialiste dhe ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Roshi vazhdon të mbajë detyrën e kryebashkiakut edhe pse sipas dëshmisë së penalitetit lëshuar nga Ministria italiane  e drejtësisë rezulton i dënuar për përdhunim në grup nga Gjykata e Campobasso-s kur ai ishte 16 vjecc. Sipas ligjit italian dënimet më pak se 3 vjet, pas një periudhe të caktuar nuk pasqyrohen në dëshminë e penalitetit, ndaj Rroshi aktualisht rezulton i pastër dhe për këtë arsye anulloi dorëheqjen e tij. Opozita e akuzon kryebashkiakun e Kavajës edhe për një dënim të marrë në Zvicër për trafik droge. Ndërsa për kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi opozita thotë se ai është dënuar, hetuar dhe arrestuar në Itali për trafik prostitucioni, trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike me emrin Kastriot Cakoni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.