Grevë e Sindikatës së Transportit Hekurudhor, akuza Haxhinastos: Ka shtuar problemet

Postuar në 08 Qershor, 2016 10:18

Nje grevë e përgjithshme njeditore ka paralizuar tërësisht hekurudhën shqiptare. Sindikata e hekurudhës ka bllokuar lëvizjen e të gjithë trenave në gjithë vendin. Në stacionin hekurudhor të Durrësit janë mbledhur punonjësit e hekurudhës, ndërkohë që nga ky stacion në orën 7 të mëngjesit nuk është nisur asnjë tren, i pasagjerëve, apo tren mallrash. Kryetari i sindikatës Osman Meta është shprehur se ne me këtë grevë presin reagimin e kryeministrit, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ministri Haxhinasto për shqetësimet që i kanë përcjellë. 

Meta ka shtuar se ministrit i është kërkuar heqjen e akcizës së naftës, pagesën e sigurimeve shoqërore të punonjësve për 4 muajt e fundit si dhe rifillimin e lëvizjes së trenave drejt Ballshit, Pogradecit dhe Vlorës. Hekurudha shqiptare prej kohësh po kalon periudhë të vështirë ekonomike dhe financiare. Transporti hekurudhor ka humbur konkurrencën kundrejt transportit automobilistik, duke bërë që çdo ditë e më shumë të zvogëlohet ndjeshëm numri i pasagjerëve që preferojnë të udhëtojnë me trena. Edhe punonjësit e hekurudhës në Shkodër i janë bashkuar greves një ditore të Sindikatës së Transportit Hekurudhor.

Kërkesat e tyre janë të qarta, të kthehet vëmendja ndaj tranpsortit hekurudhor nga ana e qeverisë, të paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetsore të cilat kanë mbi 4muaj që nuk paguhen si dhe të ulët akciza e naftës.Sindikata e transportit hekurudhor ka parashtruar kërkesën e tyre në 8 pika. Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen atëherë grevat e tyre do të përshkallëzohet.

Nje grevë e përgjithshme njeditore ka paralizuar tërësisht hekurudhën shqiptare

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.