Meta në koherencë me qëndrimin e PD-së

Postuar në 02 Qershor, 2016 18:42

Ilir Meta tha se partia e tij është e gatshme të ngrejë kartonat në parlament për të miratuar brenda qershorit draftin e hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë.  “20 votat e LSI nuk janë nga sot për këtë reformë, por janë prej disa javësh. Ndaj shpresoj se të gjitha forcat politike, palët politike të miratojnë këtë reformë dhe për ne çertifikimi i kësaj reformë është i majftueshëm që të marrë votat tona, por jo vetëm tona por edhe votat e të gjithë kuvendit”-theksoi Meta në mbledhjen e Komitetit drejtues të LSI-së. Por ndonëse u shfaq i gatshëm të votojë reformën në drejtësi, Meta theksoi se se po aq të rëndësishme për vendin janë zbatimi i ligjit per dekriminalizimit dhe reforma zgjedhore, duke u shfaqur koherent me qëndrimin e Partisë Demokratike. “Reforma në drejtësi dhe vazhdimi pa pengesa dhe vonesa i procesit të dekriminalizmit duhet të shoqërohet me reformën zgjidhore duhet bërë tani dhe jo në minutën e fudnit në mënyrë që aktorët të jenë të pregatitur për rregullat e lojës, në mënyrë që këto standard të jenë të barabarta për të gjithë në mënyrë që vota të jetë e pacënueshme” Kreu i LSI-së, deklaroi se Shqipëria nuk duhet ta humbasë shansin për të hapur në vjeshtë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Comments

Submitted by Re FOR ME (not verified) on

Ne fakt nuk e duam ngritjen e kartonave nga ju per "Reformen"
Nuk e duam nga ato qe per 25 vite "u lodhen" per te ndertuar kete "sistem drejtesie" e korrupsioni duke vjedhur gjithcka.
NUK E DUAM NGA ATO QE KANE PERFITUAR NGA PRONA PUBLIKE DUKE E SHQYER ATE.
LARGOJINI ATO DEPUTETE QE KANE VJEDHUR PRONEN PUBLIKE, COJINI NE REC TE SHKODRES (KA KUSHTE TE MIRA AI BURG THONE), KONFISKOJINI PASURITE E VJEDHURA.
PERSE DUHET TE LARGOHEN VETEM GJYGJTARET E PROKURORET E KORRUPTUAR (NE FUND TE FUNDIT KANE VJEDHUR LEKE JO TE SHTETIT) E TE RRIJNE NE TEMPULLIN E SOVRANIT ATO QE KANE VJEDHUR PRONEN PUBLIKE NE NJE KOHE QE BETOHEN KUR MARRIN MANDATIN PER TI SHERBYER PUBLIKES E PER KETE EDHE PAGUHEN
DUHEN BURRA E GRA TE TJERA PER R E F O R M E N DHE KETO TE SOTMIT NE BURG

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.