PD i largohet Reformës në Drejtësi, e heq nga prioritetet e axhendës politike

Postuar në 31 Maj, 2016 10:56

Në një njoftim për median Partia Demokratike tha se alternativa e saj për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme mori mbështetjen e Partisë Popullore Europiane. Lulzim Basha ishte ne Luksemburg në 40 vjetorin e PPE-së, ku drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, folën për një Europë të fortë, transparente dhe efikase në shërbim të qytetarëve të saj. Në rastin e Shqipërisë, PD thotë se PPE nxit zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira si kushte për integrimin europian, por dhe platformën e PD për qeverisjen e vendit. Në njoftimin e forcës kryesore në opozitë nuk ka asnjë rresht për reformën në drejtësi, për të cilën është investuar fort faktori ndërkombëtar. Në këtë kontekst edhe ftesa e kryeministrit Rama për t'u takuar me Bashën duket i panevojshëm dhe po merr trajta komike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.