Iron Man – Rusia në përpjekje për të kapur SHBA në robotikën ushtarake

Postuar në 28 Maj, 2016 18:21

Rusia hedh një hap thelbësor në përdorimin e robëtëve humanoidë në luftë, krahas SHBA dhe Kinës, që kryesojnë këtë fushë. Eksperimete të zhvilluara nga Fondacioni i Rusisë për Studime të Avancuara kanë prodhuar atë që quhet si Iron Man – Njeriu i Hekurt, i cili do të zëvendësojë njeriun në fushëbetejë. “Business Insider” citon ekspertë amerikanë të fushës së sigurisë që e shohin këtë zhvillim si shumë shqetësues, pasi ai i hap rrugë skenarëve ushtarakë kuy robotët janë protagonitë të një beteje që nuk ka kontrollin e njeriut. Paralelisht me këtë, Rusia po e shtrin investimin për robotikën ushtarake edhe në pajisje si tanket, avionët etj., në një garë të vërtetë ushtarake. Pavarësisht se në nivel teknologjik këto qëndrojnë poshtë kapaciteteve amerikane, përparimi është i shpejtë dhe frika më e madhe qëndron në përdorimin e tyre në luftërat jokonvencionale si në Ukrainë. Në këtë të fundit, Rusia nuk u përfshi me trupa zyrtarisht, por u dha rebelëve tanke, artilieri dhe mercenarë me uniforma jozyrtare. Askush nuk mund të akuzonte direkt Rusinë dhe kjo që ndodhi ishte e papritur. Ekspertët thonë se rasti i Ukrainës jep një ide se çfarë mund të pasojë në të ardhmen, kur vende si Rusia furnizojnë me robotë ushtarakë vende si Siria. Lufta vazhdon, pa prezencën direkte të fuqive që investojnë. Çfarë mbetet për diplomacinë?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.