Pretendimet për përgjim nga Policia, PD kërkon seancë dëgjimore me Tahirin, Visho Ajazin dhe Adriatik Llallën

Postuar në 16 Maj, 2016 14:16

Partia Demokratie ka dalë sot zyrtarisht me një qëndrim për çështjen e të ashtuquajturës pajisje e përgjimit që pretendohet se është në përdorim të paligjshëm nga Policia e Shtetit. Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një listë të personave që sipas tij përgjohen në këtë mënyrë. Sot, kryetarimi PD-së, Lulzim Basha, ka ecur më tej, kur ka paralajmëruar thirrjen në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, të ministrit Sajmir Tahiri, që do të jetë përballë Prokurorit të Përgjithshëm dhe Shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror. “Ne kemi kërkuar një dëgjesë urgjente nesër paradite në Komisionin e Sigurisë me ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë së Shtetit, kreun e Shërbimit Informativ dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje e për të nxjerrë përgjegjësitë shtetërore”, tha Lulzim Basha. Mbetet për t’u parë nëse një gjë e tillë do të ndodhë.

Vetë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, deklaroi sot duke folur nga Akademia e Policisë, se nuk ka një pajisje përgjimi dhe se Policia nuk vepron në shkelje të ligjit. Sipas tij një pajisje e tillë ëstë për trajnim dhe prokuroria ka të drejtë ta marrë. Një pohim të tillë e ka bërë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, pak ditë më parë(http://www.respublica.al/2016/05/16/dyshimet-për-përgjime-të-paligjshme-nga-policia-çako-fut-në-lojë-italianët).
Tahiri po ashtu mohoi që t’i ketë ardhur ftesë me shkrim për një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.