Iliri sheh zhvillime pozitive në vjeshtë

Postuar në 15 Maj, 2016 13:57

Nga Shtetet e Bashkuara ku ndodhet për një vizitë dhe takime me kongresmenë, kreu i kuvendit Ilir Meta tha se procesi i vlerësimit po e pastron sistemin e drejtësisë nga njerëzit e korruptuar. “Ne e ndjejmë dhe ne jemi të bindur që ne kemi nevojë për të bërë një përmirësim spektakolar dhe kjo është arsyeja që ne po reformojmë që në themel sistemin tonë të drejtësisë. Ne po e riorganizojmë, sepse ne së pari do të ndëshkojmë vetë sistemin, dhe kjo është një reformë shumë drastike. Ne do ta bëjmë atë sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që ne kemi nevojë për një ndryshim rrënjësor. Dhe ne e filluam nga sistemi i drejtësisë përmes procesit të vlerësimit, që do të pastrojë sistemin”, - u shpreh Meta. Sipas tij, miratimi i reformës në drejtësi do t’i hapë rrugë hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. “Ne synojmë hapjen e negociatave për t’u anëtarësuar ne Bashkimin Europian dhe reforma në drejtësi është një kusht i qartë për këtë hap. Jam sigurt se nga vjeshta ne do të kemi një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në Bashkimin Evropian që do të jetë një rrugë e gjatë gjithsesi”-deklaroi Meta.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Pikerisht ata gjygjtaret e koruptuar te shpetuan nga vidioskandali,dhe ishin amerikanet qe than se video eshte origjinale.KESHTU ERDHEN PUNET,Amerika po I thot derrit daj tani,mundohet ti mbushi mendjen Ilirit per reformen ne drejtesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.