vjeshte

S’ka më dilema, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten për në vjeshtë

Postuar në 12 Qershor, 2019 17:17

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të hapë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, por ky vendim nuk do të merret brenda ditëve të ardhshme, pasi disa shtete anëtare e pengojnë këtë.

"Unë personalisht besoj se vetëm një vendim mund të merret: për të filluar negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërisë, siç rekomandohet nga Komisioni Evropian”- tha Tusk, pas bisedës në Bruksel me Presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pentarofski.

Iliri sheh zhvillime pozitive në vjeshtë

Postuar në 15 Maj, 2016 13:57

Nga Shtetet e Bashkuara ku ndodhet për një vizitë dhe takime me kongresmenë, kreu i kuvendit Ilir Meta tha se procesi i vlerësimit po e pastron sistemin e drejtësisë nga njerëzit e korruptuar. “Ne e ndjejmë dhe ne jemi të bindur që ne kemi nevojë për të bërë një përmirësim spektakolar dhe kjo është arsyeja që ne po reformojmë që në themel sistemin tonë të drejtësisë. Ne po e riorganizojmë, sepse ne së pari do të ndëshkojmë vetë sistemin, dhe kjo është një reformë shumë drastike. Ne do ta bëjmë atë sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që ne kemi nevojë për një ndryshim rrënjësor.

Subscribe to RSS - vjeshte