Lu dhe Vlahutin, emisarët e reformës në drejtësi. Kryeministri: Është edhe në interesin e BE-së

Postuar në 10 Maj, 2016 17:21

Dy ambasadorët aktivë në Tiranë, ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe Romana Vlahutin e Bashkimit Europian, kanë marrë pjesë sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. “Jemi në një udhëkryq të pazakonshëm”, tha Donald Lu, ndërkohë që Vlahutin, e cilësoi prezencën e tyre në mbledhje si pjesë të dialogut dhe jo shkelje të sovranitetit. Nga ana e vet, kryeministri Edi Rama, ka synuar ta arsyetojë si të dobishëm prezencën e ambasadorëve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, duke shtuar madje se reforma në drejtësi është interes edhe i BE-së. “Ambasadorët i bien pragut të dëgjojë dera, por dera nuk është këtu. Dera nuk është Partia Socialiste sepse ne këtu jemi të hapur për të realizuar reformën në drejtësi. Të ishte për ne, do të ishte e votuar. Erdhën këtu jo sepse duan qeverisjen e vendit, as për drejtimin e PS-së, por sepse përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në, që në nivelet më të larta janë të interesuar për këtë reformë sepse është reformë historike që është në interesin jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të BE-së. Reforma nuk do të vonojë dhe shansi fantastik për Shqipërinë nuk do të digjet, tha kryeministri. Në fakt ngjan disi e çuditshme se përse ambasadorët zgjodhën të shkojnë në të trija grupet parlamentare nëse vullneti do të mungonte te vetëm njëra palë. Komenti më i afërt me këtë situatë është se të trija palët gënjejnë dhe kanë axhendën e tyre, ndërkohë që akti i ambasadorëve është një gjest më shumë në lojën e presionit, ku është futur politika shqiptare. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=326254#k1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.