PDIU-ja paralajmëron daljen nga koalicioni qeverisës: “Para Shqipërisë nuk vëmë asgjë”

Postuar në 27 Mars, 2016 16:09

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka deklaruar zyrtarisht sot se qëndrimi në koalicionin qeverisës është e kushtëzuar nga marrëveshja e bërë në zgjedhje. Gjatë punimeve të Konventës, kreu i saj, Shpëtim Idrizi, deklaroi se moszbatimi i marrëveshjes i jep të drejtë PDIU-së që të shikojë alternativa të tjera. “Nëse ne nuk na duan, ne nuk kemi dilema, përpara kauzave tona nuk vendosim asgjë. Ne para Shqipërisë nuk vëmë partinë”, tha Idrizi duke adoptuar një formulë të pavërtetë, sa kohë që marrëveshja nënkupton një çikë ndihmë për partinë dhe jo Shqipërinë. Nuk ka një përgjigje zyrtare nga PS-ja për këto kërkesa të Idrizit, por në media është folur se PDIU-ja kërkon një post ministri. Nëse shohim formulën e qeverisjes në kohën e PD-së, PDIU-ja kishte edhe disa drejtori të rëndësishme, me gjasë që janë sërish objektiv i saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.