Ministria e Jashtme greke çon në Bruksel ligjin Tahiri-Bushati për emigrantët

Postuar në 17 Mars, 2016 10:23

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i është përgjigjur zyrtarisht, pyetjes së nënkryetarit të Kuvendit grek, njëherësh edhe deputet i Partisë “Demokracia e Re” lidhur me pasojat mbi minoritetin grek të Ligjit për “Për regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Kotzias në përgjigjen e tij bën të ditur se shqetësimin për këtë ligj qeveria greke ia ka përcjellë edhe qeverisë shqiptare si dhe instancave europiane.

Përgjigjia e Ministrit:

1. Ministria e Jashtme është duke studiuar me kujdes projektligjin e fundit të miratuar në  (18/02/2016) nga Kuvendi i Kuvendit të Shqipërisë "Për regjistrimin e adresës së shqiptarëve etnikë që jetojnë jashtë Shqipërisë." Arsyetimi dhe objektivat e projekt-ligjit si dhe interpretimet e dispozitave të ndryshme na shkaktojë shqetësim legjitim.

2. Në veçanti, pikëpyetje krijon mundësia e ndërlidhjes së procesit të regjistrimit të adresave nga shtetasit që jetojnë jashtë vendit me të drejtën për votimin postar. Ndikimi që do të ketë ky ligj në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe në veçanti në të drejtën e votes krijon shqetësim te qeveria greke, sidomos në dritën e ligjit ekzistues zgjedhor shqiptar, por edhe në Kodit Zgjedhor në reformism e sipër, veçanërisht nga dispozitat e këtij ligji që do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat e minoritetit grek.

3. Në këtë kontekst, ne kemi i kemi parashtruar palës shqiptare shqetësimin tonë për këtë çështje. Në të njëjtën kohë, ne kemi ndërmarrë veprimet e nevojshme në nivel të BE-së, në mënyrë që çështja të meritojë shqyrtimin e duhur nga institucionet relevante evropiane, pasi Shqipëria është nën monitorim si periodic si vend aspirant për statusin kandidat.

4. Greqia, në çdo rast, si në planin bilateral dhe në nivel të BE-së, do të vazhdojë t’i japë rëndësi  zhvillimit të të drejtave demokratike në Shqipëri. Një shqetësim kryesor i Qeverisë është veçanërisht ruajtja dhe mbrojtja e të drejtave të bashkëatdhetarëve tanë dhe për këtë arsye monitorojë me kujdes zhvillimet përkatëse.

Ligji për regjistrimin e emigrantëve është një nismë e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, I cili e ka  quajtur një kontratë të re patriotike të shtetit me shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Sipas relacionit që ka patur edhe angazhimin e Ministrisë së Jashtme, projektligji do të krijojë një regjistër unik regjistrimi përmes të cilit do t’i garantohet çdo shtetasi shqiptarë, që jeton jashtë Shqipërisë shërbimet shtetërore e deri tek e drejta e votës. “Regjistri për shqiptarët që jetojnë jashtë është një hap konkret për të garantuar të drejtën e votës për ta. Ligji hedh bazat për të gjithë gamën e shërbimeve për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe hapin e parë për garantimin e së drejtës së votës”, është shprehur ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Opozita  shqiptare e ka kundërshtuar ligjin me argumentin se ky projektligj rrezikon përjashtimin e votës së emigrantëve për proceset e ardhshme zgjedhore, pasi në bazë të një tjetër ligji kush ka vendbanimin jashtë shtetit humbet vendbanimin në Shqipëri dhe në bazë të kodit zgjedhor kush nuk ka vendbanim në Shqipëri nuk regjistrohet në qendrën e votimit.  “Ne së bashku kemi miratuar ligjin për gjendjen civile, që është miratuar me konsensus. Në atë ligj ne kemi parashikuar që qytetarët shqiptarë të kenë një vendbanim. Me ligjin e Tahirit, 1,5 milionë emigrantëve, ata që e kanë deklaruar vendbanimin tyre në Itali dhe Greqi, e humbasin vendbanimin e tyre në Shqipëri. Po një ligj tjetër nuk i lejon shqiptarët që të votojnë nëse nuk e kanë vendbanimin. Kodi thotë se nëse nuk jeton në Shqipëri, ai nuk regjistrohet në qendrën e votimit”, tha Bylykbashi në seancën plenare. http://www.shqiptariiitalise.com/tema-mergimi/tema-mergimi/tema-mergimi/...

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Greket, gjithmone, duan te kruhen me ne Shqiptaret.
Greket, para se te na kerkojne , duhet vete te japin llogari.
Greket, te heqin, menjehere ligjin e luftes, me shtetin Shqiptar, mbasi luften e filloi Italia fashiste, e jo ne, mbasi ne vete, ishim te pushtuar nga italianet.
Greket, te njohin menjehere pronat e cameve, a mandej t'u jape shtetesine te giithe atyre qe kane prona ne greqi.
Greket te kerkojne falje per GENOCIDIN qe kane bere ndaj popullsise came.
Greket, te terheqin menjehere kryeagjentin e tyre n Shqiperi, JANULLATOS.
GREKET, te mbyllin gojen, e te merren me hallet e tyre, mbas me sebepin tone, kerkojne te largojne vemendjen e popullit grek nga kriza ekonomiko financiare qe ata i ka kaplluar.
Greket na bejne presion, me qellim qe ne te hapin kufirin, e te behemi valvull shkarkimi per refugjatet qe i pranoi vete duke kujtuar s Europa do te hape thesin e do tu jape para pa hesap.
Greke, merruni me punet t'uaja. Mos degjoni agjentin t'uaj Vangjelis DHulis, qe aksidentalisht shte deputet ne parlamentin tone.

Submitted by Altin (not verified) on

Mos ja vini veshin ketyre khazareve por vazhdoni me projktet tuaja! greket jane fatkeqsia jone ndaj vetem vendosmeria jone do na shpetoje!

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Te lumte Altin.
Greku me i mire, i do shqiptaret te vdekur.
Greket njohin vetem gjuhen e forces. Po i u nenshtrove grekeve, ata te fusin ne dhe te gjalle. Vetem me force.
Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.