Reformë ose zgjedhje të parakohshme?(përditësuar)

Postuar në 16 Mars, 2016 20:03

Reformë në Drejtësi, ose zgjedhje. Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur sot atë që pak ditë më parë e deklaroi deputeti Pandeli Majko. Duke folur nga takimi i sotshëm në kuadër të anëtarësimeve të reja, Rama tha se reforma është e pashmangshme, pasi e ka “përcaktuar si domosdoshëmëri jo vetëm koha, por edhe vullneti sorvan i shqiptarëve”.  Pasi deklaroi për muaj të tërë se ai nuk e ka lexuar draftin e ekspertëve, kryeministri thekosi se Venecia “favorizioi” draftin fillestar, i cili nuk mund të anashkalohet:  “Sado të rrotullohen e rrotullohen ata të qeverisë së vjetër, sado varka të marrin nga Venecia, të shkojnë nga Tirana në Venecia dhe të bëjnë fut kokën e nxirr kokën nga uji, do të vijnë dhe o do të votojnë reformën në drejtësi, o pastaj ato 1 milion shuplakat e dy viteve e gjysmë më parë do t’u duken përkëdhelje në raport me ato të tjerat që do të marrin në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Rama. Një mesazh ky edhe për aleatin e tij në qeverisje, që jo vetëm ka është shërbyer me varkat e Venecias, por edhe është pjesë e qeverisë së vjetër. Çështja është a duhet besuar apo jo politika në raste të tilla! Sidomos kur shikon se opsioni i hedhur nga kryeministri aktual duket se e lë pa shumë opsione opozitën aktuale. Në një intervistë për Top-Channel, Sali Berisha, deputet dhe një nga njerëzit më me ndikim në PD, deklaron se zgjedhjet me Edi Ramën kryeministër, nuk  do të pranohen. “Nëse nuk kalon reforma, zgjedhjet me Edi Ramën kryeministër, që s’pranon të bëjë zgjedhje në parti, i garantoj shqiptarët se kurrë që nga koha e Enver Hoxhës vota e tyre nuk ka qenë më e rrezikuar. Duhet një revolucion demokratik për të bërë zgjedhje pas tij”, tha Berisha. Ai ka këmbëngulur në miratimin sa më shpejt të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërkohë që për reformën në tërësi ka deklaruar se kërkon 2-3 vjet kohë të implementohet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.