Kamera sigurie në shkollat e mesme. Qeveria do të investojë 5 milionë euro

Postuar në 05 Mars, 2016 12:04

Qeveria do të investojë 5 milionë dollarë për sigurinë dixhitale të shkollave të arsimit të mesëm. “60 shkolla të mesme që aktualisht kryejnë mësim me tablet do të pajisen me kamera sigurie”, raporton “Telegraf”. Shpërndarja do të jetë: në total 1100 kamera me një mesatare prej 10-25 kamera për  çdo shkollë. Kamerat do të administrohen nga një sistem qendror në kohë reale. Gazeta citon edhe dokumentin e projektit që vë theksin te “privatësia” dhe te shmangia e “vendosjes së kamerave në klasa për të mbledhur të dhëna për qëllime të performancës ose në procedurat mësimore”. Po kështu sallat e mbledhjeve dhe dhomat e zhveshjeve nuk do të monitorohen ndërkohë që akses në pamje do të kenë vetëm mësuesit dhe personat e autorizuar nga drejtoria e shkollës. 

 

http://telegraf.al/sociale/gjimnazet-do-te-survejohen-nga-1100-kamera

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.