shkollat e mesme

Problemet serioze me drejtshkrimin, rikthehet gjuha shqipe në shkollat e mesme

Postuar në 01 Tetor, 2016 20:10

Vitet e fundit në provimet e Maturës kryesisht janë konstatuar probleme të mëdha të nxënësve me gjuhën amtare. Sipas specialistëve të fushës është vënë re se gjate ndërtimit te esesë, nxënësit nuk respektonin rregullat e drejtshkrimit, nuk njihnin shenjat e pikësimit dhe shfaqnin probleme në të shprehur. Me keto mangësi ata vijonin shkollën e lartë dhe më pas në punë. Nisur nga kjo situatë është vendosur që teksti i Gjuhës Shqipe në shkollat e mesme të kthehet pas 30 vitesh. Kurrikula e re e gjuhës ametare ka nisur nga klasa e 10 dhe do të vazhdojë deri në maturë.

Kamera sigurie në shkollat e mesme. Qeveria do të investojë 5 milionë euro

Postuar në 05 Mars, 2016 12:04

Qeveria do të investojë 5 milionë dollarë për sigurinë dixhitale të shkollave të arsimit të mesëm. “60 shkolla të mesme që aktualisht kryejnë mësim me tablet do të pajisen me kamera sigurie”, raporton “Telegraf”. Shpërndarja do të jetë: në total 1100 kamera me një mesatare prej 10-25 kamera për  çdo shkollë. Kamerat do të administrohen nga një sistem qendror në kohë reale. Gazeta citon edhe dokumentin e projektit që vë theksin te “privatësia” dhe te shmangia e “vendosjes së kamerave në klasa për të mbledhur të dhëna për qëllime të performancës ose në procedurat mësimore”.

Subscribe to RSS - shkollat e mesme