Një rezolutë plot me probleme për Shqipërinë

Postuar në 17 Shkurt, 2016 13:34

Gjatë prezantimit të draft-rezolutës për Shqipërinë në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian  eurodeputeti Knut Fleckenstein  kërkoi nga Komisioni Europian të monitorojë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi. Ai tha se zbatimi i reformave në Shqipëri nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar dhe se reforma në drejtësi që pritet të aprovohet nga qeveria dhe opozita me ndihmën e Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Europës do të monirotohet nga Komisioni Europian.

Ndërsa Kukan pajtohet me idenë e kërkesës për një mekanizëm të fortë për të monitoruar zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Por ai konsideron, se një nga sfidat kryesore në Shqipëri mbetet dialogu politik midis mazhorancs dhe opozitës. Eurodeputeti Tonino Picula tha se mbetet shumë për të bërë për reformën e gjyqësorit, shtetit ligjor, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, lirisë së medias dhe të drejtave sociale në vend.

“Për kriterin ekonomik, janë bërë hapa përpara, por papunësia mbetet e lartë. Korrupsioni mbetet i gjithëpërhapur, sidomos në sistemin gjyqësor dhe administratën publike, ndaj dhe qeveria duhet ta përmirësojë luftën ndaj këtij fenomeni” deklaroi eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk. Tanja Fajon tha se ka një presion të vazhdueshëm politikd dhe ekonomik mbi median që çon në vetëcensurim dhe qeveria duhet të krijojë një mjedis të shëndoshë ku media të luajë plotësisht rolin e saj në shoqëri. Rezolutat për Shqipërinë pritet të aprovohet në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian në 22 mars dhe të votohet në seancën plenare të prillit nga Parlamenti Europian raporton Abc News

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.