Çfarë po ndërtohet te Parku i Liqenit të Tiranës?

Postuar në 13 Shkurt, 2016 22:54

Erjon Veliaj vjen sërish në qendër të vëmendjes. Kësaj radhe për një ndërhyrje në hapësirën brenda Parkut të Tiranës, i cili fatmirësisht ka mbetur i paprekur nga furia e betonizimit. Rasti denoncohet nga Albanian Platform for Policy Advocacy, e cila poston edhe fotot përkatëse ku duket një rrethim. “As Rama dhe as Basha nuk guxuan që të ndërhyjnë me ndërtime brenda perimetrit të Parkut të Liqenit. Rama në kohën e tij e rrethoi të gjithë Liqenin me një mur të lartë betoni, për të frenuar ndërtimet. Basha hapi disa gropa për sheshe pallatesh përballë digës (aktualisht janë lënë pezull), por nuk guxoi të hynte brenda në Park. Erion Veliaj ia u ka kaluar që të dyve. Me një projekt gjoja per te bere një qendër multifunksionale dëfrimi, bashkia ka rrethuar një sipërfaqe të stërmadhe brenda në Park dhe nga fotot e projektit dallohen edhe disa mure me beton e tulla, si dhe zhdukja e pemëve që janë në mes, pasi aty do të shtrohet struktura që do të shërbejë për “argëtim”. Nuk ka patur ende ndonjë reagim qytetar për këtë projekt, edhe pse tiranasit e shumtë e kanë çdo ditë para syve rrethimin që ka pak që ka mbirë”, shkruhet në profilin Facebook të kësaj platforme. Nuk dihet se çfarë po ndodh, por versioni zyrtar është një qendër multifunksionale argëtimi. E cila gjithsesi zyrtarizon një ndërtim në Parkun e Tiranës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.