Nuk ka marrëveshje të mbyllur me gjermanët për aeroportin "Nënë Tereza". Të fundit vendosin kreditorët

Postuar në 11 Shkurt, 2016 09:34

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha një javë më parë se jane mbyllur me sukses negociatat për heqjen e eskluzivitetit të aeroportit  "Nënë Tereza" dhe lejimin e ndërtimit të aeroporteve të tjerë jashtë një rreze deri në 100 kilometra. Duke sqaruar ecurinë e koncesionit në Aeroportin Nënë Tereza në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Ministri tha se, tashmë priten oferta për zhvillimin e aeroporteve të tjera për fluturimet ndërkombëtare ndërsa shtoi se dosja është dorëzuar te bordi i koncesionarit. Por Drejtori i ri i Përgjithshëm Ekzekutiv i kompanisë Tirana International Airport (TIA), Z. Rolf Castro-Vasquez ka pohuar për Monitor se nuk kanë nënshkruar ende asnjë marrëveshje me qeverinë shqiptare për ndryshimin e kontratës koncesionare për Aeroportin e Rinasit. Ai tha se janë ende në negociata në qeverinë shqiptare dhe po shqyrtohen pikat e fundit nga ana e avokateve në Londër. Sipas tij, e rëndësishme është se çfarë do vendosin aksionerët dhe kreditoret që janë tre, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), Intesa Sanpaolo dhe Alpha, sepse janë ata që kanë investuar. Sidomos kreditorë janë shumë “të rreptë”. “Kemi që nga 2007 që po negociojmë, u ndryshua qeveria, filluam sërish, nuk eshte e lehtë të ndryshohet një kontratë pas 10 vitesh. Nuk di të jap një afat, por di te them që për momentin nuk kemi nënshkruar asnjë kontratë”, thotë z. Castro-Vasquez. Ai shton se të gjitha negociatat po i zhvillojnë me ministrin e transporteve, z.Edmond Haxhinasto.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.