Matteo Renzi propozon votim në popull për Presidentin e Komisionit Europian

Postuar në 07 Shkurt, 2016 22:13

"Nuk durohen këta teknokratët, të cilët nuk e dinë se çfarë do të thotë marrëdhënie me qytetarët". Kryeministri italian, Matteo Renzi deklaroi se Partia Demokratike italiane e qendrës së majtë do të propozojë  një votim të hapur  me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet për  pasardhësin e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Duke folur në një seminar të demokratëve në Romë, Renzo theksoi se "Europa  në këtë fazë është  peng i frikës dhe në këtë apekt nuk ka dallim mes socialistëve dhe anëtarëve të Partisë Popullore Evropiane". Sipas tij socialistët e vendeve ish-lindore janë edhe më konservatorë  se anëtarët e qendrës së djathtë evropiane. "Evropa duket të jetë e kufizuar në një grup numrash dhe parametrash. Ne duhet, megjithatë, t’i japim jetë një vizioni të ri evropian ", theksoi Renzo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.