I pakënaqur me bankat: Kanë bllokuar kreditimin

Postuar në 28 Janar, 2016 10:33

Në takimin me Shoqatën e Investitorëve të Huaj, kryeministri zbuloi se qeveria është në bisedime me bankat për të zhbllokuar kreditimin e ekonomisë dhe nxitur sipërmarrjen. "Jemi në bisedime me bankat, se ato po flenë mbi likuiditetin dhe po gjejnë çfarëdo lloj arsyesh për të mos dhënë hua aq sa mundin dhe aq sa duhet.
Kjo gjë nuk po ndihmon dhe jam i sigurt që, nëse do të doni të gjeni alibinë më të mirë, nuk duhet të pyesni juristin për të gjetur alibinë, por në fakt një bankier, pasi janë ata që kur duan ta bëjnë diçka, e bëjnë atë edhe sikur të jenë në konfliktin më të dhunshëm të mundshëm, pale në këtë vend ku jemi tejet larg konflikteve të dhunshme"-theksoi kreu i qeverisë. Rama po ashtu lajmëroi shkurtimin e disa subvencioneve që sipas tij dëmtojnë konkurrencën.
"Besoj se kjo është e drejtë dhe ne kemi pasur progres në këtë fushë.
Megjithatë duhet të vazhdojmë punën dhe faktikisht jemi shumë të angazhuar që të ndalojmë të gjitha ato subvencione që bëhen të padrejta për konkurrencën dhe efikasitetin e sistemit. Në të njëjtën kohë, sa i takon disiplinës së pagesave, ajo është përmirësuar shumë, megjithatë ka ende shumë për të bërë-deklaroi kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.