Meta vendos, kryeministri i faktit të kryer flet kot

Postuar në 13 Janar, 2016 14:39

Pas dështimit të takimit të përjavshëm mes tyre  dhe një ditë pasi kryemistri Rama rideklaroi për të disatën herë distancimin e tij nga tryeza e ekspertëve dhe e trajtoi qëndrimin e opozitës si qëndrim të Saliut dhe Lulit, Ilir Meta mbajti qëndrim të qartë politik për reformën në drejtësi, duke e trajtuar opozitën dhe kërkesat e saj institucionalisht. Ai tha se nuk duhet ecur me parimin e faktit të kryer, duke lënë të nënkuptohet se pozicionimi i Ramës nuk çon drejt një konsesusi të nevojshëm për një reformë kaq jetike për të ardhmen e vendit.  Ilir Meta i foli për konsensus politik në Kuvend si dhe për t'i dhënë hapësirën e nevojshme PD-së. Megjithëse ekspertët e nivelit të lartë kanë hartuar një draft pa pëlqimin e opozitës, ky dokument duket se nuk do të jetë përfundimtar, për aq kohë sa aleati më i rëndësishëm i PS-së, nuk jep garanci që do ta votojë atë. “Për reformën në drejtësi, jemi të pozicionuar qartë për konsensusin. Konsensusi politik në Kuvend për amendamentet kushtetuese është i domosdoshëm jo si çështje numrash por bashkim vullneti i forcave parlamentare si përfaqësues i republikës, 90% e të cilave kërkon ndryshime në sistemin e drejtësisë. Është koha e çeljes së dialogut politik parlamentar për arritjen e një dokumenti të gjithëpranuar nga ndërkombëtaret dhe Venecia. Duhet të krijojmë hapësirën e nevojshme për opozitën që të jetë e përfshirë në dialog e të kontribuojë, detyrim i pashmangshëm i opozitës të kontribuojë në këtë dialog me profesionalizëm dhe jo populizëm, për zgjidhje që i shërbejnë përmirësimit të sistemit dhe jo bllokimit të tij”, tha Meta në mbledhjen e kryesisë së LSI-së. Megjithatë në fund të fjalës së tij, Meta la të hapur edhe variantin e referendumit, por pa e përmendur si fjalë. “Për të gjithë ata që duan të luajnë ne këto sugjerime do t’ia japim publikut, në mënyrë që ata që sugjerojnë me mendje të kthjellët”.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Po fillon te mbaje ere mish dhije.
Sic po duken bathet, debati politik, perfundon per diskutim ne parlament, tamam ashtu sic po do Ilir Meta, para se te shkoje ne Venecia me viston e eksperteve.
Rreziku imediat, qe po ndjen Ilir Meta, e ka imponuar, ne koordinim me Sali Berishen, te dergoje per diskutim kete problem ne parlament, me qellim qe te mase forcen me Edi Ramen, dhe duke i treguar vendin atije, mbasi ne te kundert, qeveria rrezohet, dheeeeee, ose krijohet qeveri me koalicion PD+LSI, ose shkon ne zgjedhje te parakoheshme me qeveri teknike.
Momentalisht, jemi perpara kesaje ALTERNATIVE.
Te shohim, do te fitojne hajdutet e kriminelet, apo drejtesia e kriminelet ?
Deri ne keto momente, gjasat me te medha, jane se do te fitojne hadutet e kriminelet.
Te presim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.