Kriza greke si matës për situatën e Shqipërisë. Disa paralele në treguesit kryesorë

Postuar në 09 Janar, 2016 12:10

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka publikuar sot në “Monitor” një analizë për situatën ekonomike të Shqipërisë. Leskaj merr në vështrim disa elementë duke i krahasuar me situatën në Greqi, në momentin kur ky vend po hynte në krizë. Sipas Leskajt, Shqipëria ka ngjashmëri të mëdha në treguesit e vet me krizën greke, çka sinjalizon rrezik jo të vogël për vendin. “Nga analiza e treguesve të cenueshmërisë së një ekonomie nga kriza, të përcaktuar nga FMN, vërehen tendenca, të cilat kanë ngjashmëri me ecurinë e të njëjtave parametra në vitet e krijimit të bazave për krizën greke. Niveli i borxhit në rritje dhe kapacitetet ekonomike për shlyerjen e borxhit në përkeqësim janë një e përbashkët mes Shqipërisë së viteve 2010-2014 me Greqinë e viteve 2005-2009. Nëse të njëjtat parametra të cenueshmërisë i analizojmë dhe për ekonominë greke për vitet 2005-2009, do të arrijmë rezultate të ngjashme. Për ekonominë greke kam zgjedhur këtë periudhë, për shkak se 2005-a është vlerësuar si viti i shfaqjes së shenjave të krizës dhe viti 2009 si vit i shpalljes së krizës së borxhit dhe krizën ekonomike në Greqi (stanjacion). Natyrisht që treguesit janë vënë përballë, jo për të hequr një paralele për pasoja të njëjta. Qëllimi është të vlerësojmë rëndësinë e treguesve të cenueshmërisë të FMN-së, përkeqësimi i të cilëve e ka paralajmëruar krizën greke që në vitin 2006. Për fat të mirë, niveli i përkeqësimit të këtyre treguesve në Shqipëri është dukshëm më i ulët se sa në rastin e Greqisë”, shkruan ndër të tjera Leskaj, duke shtuar disa këshilla për kujdes, sidomos në nevojën për likuiditet dhe për mbajtjen në kontroll të borxhit të jashtëm. 

http://www.monitor.al/duhet-te-shqetesohemi-per-ekonomine-shqiptare-krah...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.