Cilin të marrim seriozisht dhe të besojmë?

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 04:21

Kryeministri foli diçka dje në konferencën e fundvitit edhe për konçesionet. Edi Rama , kur ishte në opozitë betohej e stërbetohej se do të anulonte çdo konçesion që ishte në kundërshtim me interesat kombëtare. Sot jemi në kushtet kur Edi Rama dhe qeveria e tij, jo vetëm që nuk e bëjnë një gjë të tillë, por praktika e konçesionit është kthyer në regjim normal. Gjithsesi për t’iu kthyer tre konçesioneve për të cilat ka ankesa edhe nga biznesi: skanimi në dogana, pullat fiskale dhe i Rinasit, Edi Rama tha: “Ne kemi negociuar çdo koncesion dhe unë ju sfidoj, jo ju, se ju që të paktën që jeni këtu nuk jeni pjesë e kriminalizimit, ju sfidoj që t’i studioni koncesionet. Koncesionin e skanimit ne e kemi negociuar shumë fort dhe kemi ulur në mënyrë të ndjeshme kostot, nga 39 euro për faturë në 22 euro dhe një sërë aspektesh të tjera. Koncesioni i pullave fiskale. Ne kemi negociuar shumë fort për të ulur kostot dhe mbi të gjitha nuk kemi lejuar që të rritet kostoja tek ilaçet. Koncesioni i aeroportit është një koncesion më i vjetër. Ne kemi negociuar shumë fort dhe jemi në fazën finale. Unë ju siguroj se vitin e ardhshëm ne do të kemi liri në territorin e Shqipërisë, për ndërtim aeroportesh të rinj, përtej rrezes 80 kilometra perimetër nga Rinasi”.

Për të lënë mënjanë çështjen sesi ka mundësi që një kryetar opozite që ka të gjitha të drejtat për të marrë informacion, del e premton gjëra që nuk mundet, po sjellim këtu, atë që kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, tha vetëm para disa javësh për konçesionin e skanimit në dogana. Pra kryeministri e cilëson të mbyllur koncesionin e skanimit, Braçe bën thirrje për hetim. Nuk do të ishte serioze që dikush nga qeveria të dilte e të thoshte se edhe kur Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, kërkon hetim për konccesionin e skanimit në dogana, ai thjesht po shpreh opinione.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.