“Në Sarandë kam zbritur lebër, lebër dhe vetëm lebër”. A duhet falënderuar për këtë ish-presidenti?

Postuar në 17 Dhjetor, 2015 13:59

Sali Berisha ka dhënë versionin e tij për alpinët që paska zbritur në Jon sipas Edi Ramës. Duke folur në Parlament, Sali Berisha ka theksuar se programi i tij në vitet kur ka qenë president, ishte që të çonte në Sarandë vetëm lebër. “Kam punuar me program unë. Në Sarandë, kam zbritur lebër, lebër dhe vetëm lebër. Nuk kisha nevojë për të çuar alpinë, ishte bregu që nga Velipoja. Por t’i merr mendjen e Kokëdhimës dhe flet për alpinët. Por ta dish që kur alpinët luftonin për liri, Kokëdhimat ishin pikë mbështetje për Zografin në atë zonë. Ata janë alpinë dhe janë krenarë, por ju po rreshtoheni me Zografin”(http://www.lapsi.al/lajme/2015/12/17/berisha-në-sarandë-kam-zbritur-vetëm-lebër-jo-alpinë#.VnK2QyfGMgE). Lebër, lebër dhe vetëm lebër ka përsëritur ish-presidenti, me siguri me “idenë” se për këtë duhet ta falënderojnë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.