88 ha varrezë private në tokë shtetërore. Fiton kompania e vëllait të deputetit socialist që tërhiqet(përditësuar)

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 16:39

Në maj të këtij viti qeveria vendosi që të jepte 88 ha tokë shtetërore me synin ndërtimin e një varreze private. Përfitues nga kjo dhuratë është një kompani, “VEBO Invest” . Sipas disa raportimeve, në këtë kompani është bashkëpronar edhe Besim Cara, i vëllai i deputetit socialist Parid Cara. Për të bërë të mundur që dhënia të ishte e sigurtë, ministria e drejtuar nga ministrja Eglantina Gjermeni ka bërë ndryshimin në ligjin “Për shërbimin publik të Varrezave” duke përcaktuar se “këto lloj kontratash cilësohen si ekskluzive dhe mund të përfitohen edhe pa tender”. Vendimi i majit mund të hedhë dritë në faktin se dhënia e kësaj hapësire është rregulluar që më parë dhe për të shmangur ndonjë të papritur është bërë më vonë edhe ndërhyrja në ligj. Kjo pasi me VKM-në e 28 majit, bëhet transferimi i pronës në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban e cila ka tagrin që të operojë për dhënien e saj për varrezë. “Pasuria nr.1378, me sipërfaqe 881 375 (tetëqind e tetëdhjetë e një mijë e treqind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e ndodhur në zonën kadastrale nr.8284, në pronësi shtetërore, i kalon në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Zhvillimit Urban. Ministria e Zhvillimit Urban, nga momenti i nënshkrimit të aktmarrëveshjes, sipas pikës 2, të këtij vendimi, do të kryejë kalimin në përdorim të subjektit privat “VEBO Invest”, sh.p.k. të truallit”, thuhet në VKM(http://www.mapo.al/2015/05/tirana-tashme-me-varreze-private-ne-toke-shteterore).

http://www.balkanweb.com/site/qeveria-i-jep-80-hektare-toke-vellait-te-d...

Ndërkohë ka reaguar i vëllai i deputetit Cara, që sipas gazetës "Tema" ka bërë këtë sqarim:

“Nëse për mediat shqiptare jam fajtor qe im vëlla është deputet, kjo nuk me bën fajtor mua po tregon mentalitetin e tyre. Ne këtë jetë askush nuk me ka dhuruar asgjë dhe toka ne fjale nuk është dhurate për mua, por një truall i vënë në dispozicion ligjërisht nga qeveria (jo nga Edi Rama) per te investuar për një shërbim dinjitoz qe njerëzve sot ne Shqipëri u mungon totalisht. Ndërkohe që të vdekurit sot në vendin tonë varrosen njëri mbi tjetrin dhe te gjesh një varr është bërë si të gjesh flori, politika megjithë media nuk lënë ide biznesi dhe biznesmen të suksesshem pa u munduar ta varrosin per se gjalli. Prandaj me keqardhje i kam lajmëruar menjëherë ortaket e mi se do te tërhiqem menjëherë bashke me kuotat e mia dhe i kam sugjeruar te tërhiqen edhe ata. Sepse te investosh ne Shqiperi duhet te përballesh jo vetëm me sfidën si investitor po edhe me stresin e tepër psikologjik mbi gjithë familjen, përderisa kush shpif me paratë e popullit quhet politikan apo gazetar dhe kush investon paratë e veta quhet keqbërës dhe hajdut. I pafte hajrin ai popull njerëzve qe i tregojnë përralla me gogolë!”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.