varreza

Një varrezë "e gjelbëruar" në lumin Potomac

Postuar në 09 Janar, 2016 16:49

Rreth 200 anije të ndërtuara në kuadër të përpjekjeve të SHBA-së në Luftën e Parë Botërore, ndodhen sot në gjiun Mallows, 30 km në jug të Washingtonit në lumin Potomac. Natyra ka marrë atë që i takon në këto 100 vjet duke e kthyer vendin në një varrezë të “gjelbëruar”. Më poshtë fotot: 

88 ha varrezë private në tokë shtetërore. Fiton kompania e vëllait të deputetit socialist që tërhiqet(përditësuar)

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 16:39

Në maj të këtij viti qeveria vendosi që të jepte 88 ha tokë shtetërore me synin ndërtimin e një varreze private. Përfitues nga kjo dhuratë është një kompani, “VEBO Invest” . Sipas disa raportimeve, në këtë kompani është bashkëpronar edhe Besim Cara, i vëllai i deputetit socialist Parid Cara. Për të bërë të mundur që dhënia të ishte e sigurtë, ministria e drejtuar nga ministrja Eglantina Gjermeni ka bërë ndryshimin në ligjin “Për shërbimin publik të Varrezave” duke përcaktuar se “këto lloj kontratash cilësohen si ekskluzive dhe mund të përfitohen edhe pa tender”.

Subscribe to RSS - varreza