Zgjidhja që propozon LSI për situatën në Kosovë

Postuar në 29 Nëntor, 2015 12:57

LSI është një parti me përvojë të vyer në politikë. Në thuajse 11 vjet ekzistencë gjysmën e viteve e ka kaluar në pushtet, ndaj dhe sugjerimet e saj për zgjidhjen ekrizës politike në Kosovë janë sa realiste aq edhe pragmatiste. Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili thotë se përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit ndaj dhe sipas tij duhen gjetur forma bashkëpunimi dhe modele të ngjashme që kanë çuar në zgjidhje të krizave politike edhe në Shqipëri . "Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo forme përjashtuese apo bllokuese të të bërit politikë dhe të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale duke respektuar gjithmonë ligjin, institucionet dhe kuadrin kushtetues”, - propozon Vasili. Në gjuhën politike ky propozim quhet dialog ose në gjuhën e LSI-së pazar politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.