Bankers Petroleum kërkon zbatimin e vendimit të Arbitrazhit, ose do të ndërpresë prodhimin e naftës

Postuar në 30 Nëntor, 2015 16:08

Bankers Petroleum ka deklaruar se do të ndërpresë punimet nëse shteti shqiptar nuk zhbllokon llogaritë e saj. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit i dha të drejtë kompanisë kanadeze, e cila operon në shfrytëzimin e puseve të naftës dhe prodhimit të saj në zonën e Patos Marinzës. ““Bankers” thotë se javën e kaluar ajo eksportoi vetëm 85 për qind të sasisë së prodhuar, pasi nuk mund të financonte më tepër transportin për shkak të bllokikmit të llogarive nga Tatimet.  Kompania bën të ditur se ka vijuar prodhimin me sasi të reduktuara dhe paralajmëron se, nëse autoritetet shqiptare nuk do të zhbllokojnë llogaritë ajo do të vazhdojë reduktimin e naftës së prodhuar deri në ndalimin e plotë të operacioneve të saj”, raporton Top-Channel. Drejtoria e Tatimeve bllokoi llogaritë e Bankers, me pretendimin se ajo i është shmangur shtetit shqiptar me 75 milionë dollarë detyrime. Mirëpo gjykimi në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë i dha të drejtë dhe tani shteti ynë është i detyruar ta zabtojë vendimin, për të cilin Bankers thotë se do të presë deri ditën e mërkurë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.