Tatimet

Valë spastrimesh në Tatime. Thirrje ekselentëve njësoj si në Diplomaci

Postuar në 11 Maj, 2019 02:41

Drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Enton Duro e ka marrë me revan dhe pasion punën e re. Pak ditë pasi njoftoi nisjen e procesit të ristrukturimit, DPT-ja ka shtuar sot një njoftim të dytë: 56 studentë apo të diplomuar ekselentë janë tanimë pjesë organike e drejtorisë në nivel qendror dhe rajonal.

Konfirmohet gjobvënia e tatimorit te PS

Postuar në 04 Tetor, 2018 12:58

Policia konfirmoi me anë të një njoftimi arrestimin e dy personave, mes të cilëve Artan Krojit, kryetari i Partisë Socialiste në njësinë Nr. 3 në Tiranë.  Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Rryshfet dhe gjoba, anketimi për inspektorët e tatimeve

Postuar në 03 Shtator, 2018 10:14

Një anketim i qeverisë nëpërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes nxori në pah se 23 për qind e bizneseve kanë pohuar se iu është kërkuar ryshfet gjate procesit te kontrollit.

Sipas anketës, ryshfeti u është kërkuar për të mbuluar mungesën e dokumentacionit përkatës dhe mosplotësimit të kritereve ligjore.  Bizneset kanë pohuar se në 56.5% të rasteve inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime. Gjithashtu bizneset kanë pohuar se gjobat në shumë raste janë shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura.

Pritet të rriten qiratë e shtëpive, tatimet kërkojnë 15%-in

Postuar në 13 Qershor, 2018 12:34

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon nga pronarët që japin shtëpi me qira duhet të regjistrohen paraprakisht në drejtoritë rajonale përkatëse dhe të paguajnë tatimin 15% jo më vonë se data 20 e muajit të ardhshëm. Një taksë që ekziston me ligj që prej vitit 1998, por që është neglizhuar ose nuk është mbledhur siç duhet.

BB: Tatimet pa kapacitet për skemën e TVSH-së

Postuar në 11 Prill, 2018 11:23

Banka Botërore ka dhënë vlerësimin e saj mbi nismën e qeverisë për të përfshirë në skemën e TVSH-së bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë. Gjatë prezantimit të raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesja e BB për Shqipërinë thanë se Banka Botërore nuk ka ende një vlerësim se çfarë impakti social do të ketë kjo nismë, por shqetësim mbetet kapaciteti i kufizuar i administratës tatimore.

Çela nuk paguan borxhet ndaj KESH-it, tatimet bllokojnë Korporatën

Postuar në 03 Nëntor, 2017 21:13

Tatimet kanë bllokuar të gjitha llogaritë e KESH që prej datës 31 tetor. Drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj ka dërguar në të 16 bankat shqipatre ku kërkon bllokimin e të gjitha parave të KESH dhe vjeljen e detyrimit 1.87 miliard lekë ose 1.8 milion dollarë. Në shkresën dërguar bankave, tatimet kërkojnë kalimin e kësaj shume brenda 3 ditëve.

FMN ikën pa marrëveshje nga Shqipëria, kundër bashkimit të tatimeve me doganat

Postuar në 02 Tetor, 2017 21:08

FMN është kundër planit të qeverisë për bashkimin e tatimeve me doganat. Në mbyllje  të vizitës në Shqipëri misioni i FMN-së ka ikur pa lajmëruar firmosjen e ndonjë një programi bashkëpunimi dhe ka dalë me një deklaratë zyrtare ku thekson riskun e lartë të një operacioni qw bashkon tatimet me doganat.

13 bashki nuk kanë derdhur Sigurimet Shoqërore për punonjësit

Postuar në 30 Gusht, 2017 18:09

Në listën e gjatë me 18 500 biznese që rezultojnë debitore pranë autoriteteve fiskale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron për bllokim të llogarive bankare edhe 13 bashki.  9 prej tyre kanë hyrë në listën e borxhit tatimor pas bashkimit që ndodhi nga reforma administrativo – territoriale. Detyrimi që zyrat e pushtetit lokal kanë në tatime lidhet me mosderdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për një pjesë të stafit të tyre.

Falja e gjobave mbyllet me zgjedhjet

Postuar në 09 Qershor, 2017 13:14

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka rikujtuar tatimaguesve se kërkesat  për heqjen e gjobave për mosdeklarim në afat, duhet të dorëzohen elektronikisht deri në datën 30 Qershor, i cili është dhe afati i fundit që parashikon ligji. 

Dhoma Amerikane e Tregëtisë: Amnistitë e shpeshta dekurajojnë biznesin e ndershëm

Postuar në 23 Shkurt, 2017 15:25

Biznesi I grupuar pranë Dhomës Amerikanë të Tregtisë thirri në tryezë Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, ku i prezantuan problematikat që i shqetësojnë. Biznesi u shpreh kundër amnistisë fiskale, pasi sipas tyre kështu dekurajohet biznesi i ndërshëm. Drejtoresha e Tatimeve u nga ana e saj tha se ligji për fshirjen e detyrimeve, është një ligj i mirë. Vjero tha se tatimet synojnë të rrisin bashkepunimin me biznesin, dhe jo t'i penalizojë ata. 

TemaTv

Pages

Subscribe to RSS - Tatimet