Bankers

Bllokohet sërish rafineria e Ballshit

Postuar në 07 Janar, 2019 12:48

E futur në një rreth vicioz që prej privatizimit rafineria e Ballshit vijon të operojë si kompani me probleme dhe dritëhije jo vetëm për efiçencën financiare dhe detyrimet ndaj shtetit, por edhe për pronësinë e saj.

Bankers Petrolium e cila është furnizuesja e rafinerisë me naftë bruto sqaroi në një njoftim se “nuk ka asnjë kontratë shit-blerjeje për vitin 2019 ndërmjet Tosk Energji dhe Bankers, sepse Tosk, gjatë tre muajve të fundit, ka re fuzuar në mënyrë të pandershme ofertat e vazhdueshmetë Bankers për vitin 2019”.

Qeveria harron 531 familje në Zharrëz, Bankers: Nuk ka vlerësim eksperti, nuk paguajmë

Postuar në 04 Dhjetor, 2018 21:45

Dy vjet nga lëkundjet në fshatin Zharrëz, çështja e dëmshpërblimit të banorëve mbetet e pazgjidhur. Me një vendim të posaçëm, të më shumë se një viti më parë qeveria shqiptare vendosi dëmshpërblimin e 71 familjeve,  për të cilat pagesa e ndarë në masën 50% me kompaninë Bankers Petroleum, e cila u konsiderua shkaktare e dëmeve për shkak të përdorimit të teknologjisë së injektimit të ujit teknologjik.

Bankers-i u shit, Shqipëria nuk përfitoi asgjë!

Postuar në 06 Nëntor, 2018 18:32

Ministri i Financave zbuloi sot sesi legjislacioni shqiptar  është përshtatur për disa investitorë të mëdhenj që e kanë patur fushë me lule aktivitetin në Shqipëri, falë edhe qeverisë ku bën pjesë zoti  Ahmetaj. Ministri përmendi rastin e kompanisë Banker’s duke thënë se nga shitja e aksioneve të saj jashtë vendit Shqipëria nuk përfitoi asgjë.

Bankers: Nuk njohim dëmshpërblime pa dalë raporti i ekspertit të pavarur

Postuar në 20 Dhjetor, 2017 09:47

Kompania "Bankers Petroleum" kundërshton të japë dëmshpërblimet për banorët e Patos Marinzës të prekur nga lëkundjet e disa muajve më parë, me arsyetimin se më parë duhet të zbardhet raporti i ekspertit të pavarur.

Qeveria ndan me Bankers faturën për dëmet në Zharrëz

Postuar në 19 Nëntor, 2017 18:01

Qeveria përcaktoi një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2017 për Bashkitë Patos dhe Roskovec, për dëmshpërblimet e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar nga lëkundjet e tokës.

Informimi nuk është shërbim publik – interpretimi nga Gjykata e Fierit

Postuar në 22 Gusht, 2017 11:02

BIRN shkruan sot për një vendim të gjykatës së Fierit që dëshmon sa nivelin formal të gjyqtarëve të caktuar, aq edhe mentalitetin e vendimmarrjes për tema shumë delikate siç është e drejta për të informuar dhe informimi si shërbim publik.

Çështja nis në vitin 2015.

Amonica dhe Zharrëza, dy standardet e qeverisë për ndotjen nga nafta

Postuar në 11 Mars, 2017 13:21

Ministri i energjisë dhe industrisë Damian Gjiknuri ka urdhëruar kompaninë shetëtorore të prodhimit të naftës Albpetrol që të marrë në dorëzim puset e naftës në Zona naftëmbajtëse e Amonicës në Vlorë, duke i hequr të drejtën e kërkimit kompanisë me kapital shqiptar Phoenix Petrolium.

Arbitrazhi me Bankers Petroleum, peng i 240 mijë dollarëve? Manjani aludon për zgjedhjen e studios së avokatisë

Postuar në 09 Mars, 2017 18:40

5 muaj pasi ka marrë vendimin për të çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit kompaninë Bankers Petrolium për çështjen e 60 milion dollarëve tatim – fitim që pretendojnë të marrin financat shqiptare vetëm për vitin 2011-të, pala shqiptare nuk ka mundur të hapë çështjen në këtë gjykatë. 

Shkak është bërë pagesa që kërkohet të jepet për Gjykatën Tribunale të Arbitrazhit prej 240 mijë dollarësh, dhe që akoma dhe sot, qeveria nuk ka miratuar asnjë fond.

Dëmet e Bankers sipas protestuesve të Zharrezës

Postuar në 01 Mars, 2017 10:33

Intervista është realizuar nga gazetari Ilir Sinanaj:

A do ta zgjidhë ndërhyrja e qeverisë situatën në Zharëz?

Postuar në 28 Shkurt, 2017 11:34

Dje u bë publik lajmi se qeveria shqiptare ka vendosur të pezullojë punimet e kompanisë bankers Petroleum në Zharrëz dhe aplikimin e teknologjisë së injektimit të ujit në gëlqeror. Teknologji që mendohet se provokon lëkundjet që kanë shkaktuar dëme në komunitet.

Pages

Subscribe to RSS - Bankers