Qeveria nis shkurtimet. E fillon Beqaj me largimin e 338 të punësuarve nga sistemi shëndetësor

Postuar në 27 Nëntor, 2015 11:53

Ilir Beqaj ministri besimplotë i Shëndetësisë njoftoi sot shkurtimin e 338 të punësuarve në sektorin spitalor, duke nxjerrë në rrugë rreth 350 familje. Gjatë diskutimeve për buxhetin në komisionet e kuvendit ai tha se nga ata që do të shkurtohen vetëm 5% janë pjesë e personelit mjekësor, ndërsa 95 % sipas tij i përkasin stafit jo mjekësor. Beqaj sqaroi se me këto shkurtime ministria do të kursejë 15.5 milionë lekë, të cilat do t'i përdorë për investime. Por Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi tha se të shkarkuarit parashikohen më shumë, në rreth 600 persona dhe ngriti pyetje për ndërtimin e një vile në Peruxhia të Italisë për llogari të ministrit. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i LSI-së. Ish-ministri Petrit Vasili e quajti një hap të nxituar që sipas tij lidhet me shkurtimin e buxhetit. Ai tha se oër këtë çështje do t'i drejtohej me një ketër kryeministrit. Nga ana tjetër deputetë të Partiaë Demokratike paralajmëruan të tjera denoncime për ministrin që sipas opozitës kanë të bëjnë me ndërtimin prej tij të një vile në Peruxhia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.