“Jemi njerëz të zakonshëm. Nuk kemi pse quhemi kaubojs përditë”

Postuar në 08 Nëntor, 2015 11:03

Eduart Ndocaj është vënë në vëmendje maksimale mediatike si rrallë herë për ndonjë deputet. Arsyet janë pamja e tij, sidomos kapelja që e bën të duket i veçantë në aradhën lukosze të vendimmarrësve shqiptarë. Sot, në një intervistë për “Panorama”, e shoqaj, Valentina bën një apel për të gjithë:  “Na pëlqen t’i përshtatemi ambientit dhe argëtohemi maksimalisht kudo që të jemi. Kapelet e para kaubojs besoj i kemi vënë në Amerikën Latine kur kemi qenë me pushime. Kemi bërë fotot e jemi argëtuar me veshjet e zonës, por nuk kemi pse quhemi të tillë përditë, pasi ne jemi dy persona krejt të zakonshëm në veshje dhe sjellje”, thotë Valentina. Ajo sqaron disi edhe përditmërinë politike të të shoqit: “Në radhë të parë bashkëshortin tim e shoh duke u shqetësuar për problemet e mëdha që ka Shqipëria dhe duke bërë përpjekjet maksimale për të dhënë kontributin e tij për zgjidhjen e tyre. Do ta mendoja edhe si burim frymëzimi për të gjithë që thonë: Nuk bëhet, është e vështirë.  Të gjithë duhet të kuptojnë se gjithçkaje i dilet, mjafton të punosh me këmbëngulje për t’ia arritur qëllimit. Sa për poste, kam bindjen se nuk janë vetëm postet që na japin mundësinë për të kontribuuar për shoqërinë. Nënë tereza nuk kishte post, por me kontributin e saj frymëzoi dhe ndihmoi miliona njerëz”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.