Tatimorët “part time”, qeveria u zgjat kontratat

Postuar në 03 Nëntor, 2015 09:25

Ministria e Financave me një udhëzim të posaçëm vendosi të shtyjë edhe me tre muaj të tjerë kontratën me 500 tatimorët e rinj të punësuar qysh në maj për t’iu përgjigjur aksionit antiinfomalitet të qeverisë.Në Vendimin e 1everisë që u botua në fletoren zyrtare thuhet se kontrata e tatimoreve u zgjat edhe me tre muaj të tjerë.

Në maj të këtij viti qeveria vendosi të rekrutojë 500 punonjës të rinj tatimore me kohë të pjesshme.Ata do të qëndronin të punësuar vetëm për tre muaj “part time” me vetëm katër orë në ditë. Kontrata që qeveria kishte lidhur me tatimorët rinj është për periudhën qershor-gusht.

Sipas “Monitor” në tatime, punonjësit e rinj janë marrë në punë për inventarizuar gjendjen e bizneseve të vogla kryesisht në Tiranë. Të njëjtët burime shpjegojnë se, ky ekzaminim po bëhet në kuadër të luftës ndaj informalitetit të ndërmarrë kohët e fundit nga qeveria.Por duke qene se aksioni do të vijojë të paktën përgjatë gjithë vitit që vjen, qeveria ka vendosur të zgjasë kontratën e tatimoreve edhe për tre muaj të tjerë me një mundësi të madhe rishikimi për shtyrje të mëtejshme.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.