Greqia kërcënim i parë për shqiptarët në perceptim, Serbia në vend të dytë

Postuar në 28 Tetor, 2015 09:51

Shqiptarët shohin Greqinë si kërcënimin e tyre të pare. 31.6% e të anketuarve publikuar gjatë inagurimit te Qendres për Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe e mendojnë këtë, ndërsa Serbinë e shohin të dytën në listën e disa vendeve të përfshira në anketim me 27.8%.
Qytetarët shqiptarë besojnë në shumicën e tyre se mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tashmë kushtet për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, por shumica dërrmuese e të anketuarve, në masën 72%, nuk ka asnjë dyshim se përgjegjëse për ndeshjen në Beograd ishte Serbia. Sipas gazetës Express Megjithë përceptimin, shoqëria shqiptare në shumicën e saj më të madhe i mendon si “normale” marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. 45.6% e të anketuarve mendojnë kështu, përkundër rreth 29% e të pyeturve që i mendojnë “të këqija”.
Nje kuotim më të lartë kanë marrëdhëniet mes dy qeverive. 54.7% e të pyeturve thonë se marrëdhëniet mes Beogradit zyrtar dhe Tiranës zyrtare i shohin si “normale” marrëdhëniet, ndërsa 18.8% si “të këqija”.
Në shumicë dërrmuese, të anketuarit kanë besimin se marrëdhëniet do të përmirësohen në të ardhmen, ndërsa surprizuese është bindja e qytetarëve shqiptarë, në mbi 90%, se kjo është në të mirë të të dyja vendeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.