Dhoma Amerikane bojkoton kryeministrin. Rama e akuzon se po përkrah informalitetin

Postuar në 23 Tetor, 2015 18:51

Kryeministri Rama mblodhi Këshillin Ekonomik Kombëtar  për ta njohur me rezultatet e operancionit kundër nformalitet qe sipas tij ka prodhuar rritje spektakolare në vetëm një muaj jo vetëm të të ardhurave, por edhe sa i përket formalizimit të vendeve të punës. Por ky takim u bojkotua nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë që ka shprehur rezerva për ashpërsinë e këtij operacioni. Por megjithë mungesën e përfaqësuesve të Dhomës Amerikane të Tregëtisë kryeministri nuk nguroi të replikojë ashpër në mungesë me kreun e saj, duke e akuzuar se po përkrah informalitetin.

“Më vjen keq që nuk e shoh këtu përfaqësuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, sepse do të kisha parapëlqyer që ta shikoja në sy dhe t’i thosha se përpara sesa të bëjë deklarata pas deklaratash, duke iu kundërvënë këtij operacioni dhe duke folur për masat e rrepat të qeverisë si masa penguese, t’u tregojë shqiptarëve se çfarë i ndodh në SHBA, dikujt që kapet me evazion apo që kapet duke shitur pa lëshuar faturë tatimore. Pasi t’ia tregojë shqiptarëve këtë, atëherë le të vazhdojë të na tregojë neve se ç’duhet të bëjmë më mirë.Unë nuk besoj se shqiptarët meritojnë të trajtohen ndryshe, qoftë në kuptimin e të drejtave qoftë në kuptimin e detyrimeve, kur vjen puna tek raporti i drejtë me ligjin, si një raport që garanton barazinë përpara ligjit dhe që garanton një shpërndarje të drejtë të kontributeve. Sepse të përkrahësh informalitetin, apo t’i kundërvihesh këtij operacioni me çfarëdolloj arsyetimi, sado qëllim mirë, do të thotë në fakt që të vazhdosh të kërkosh që ata që paguajnë të vazhdojnë të mbajnë barrën për ata që nuk paguajnë.Të përkrahësh informalitetin, apo t’i kundërvihesh këtij operacioni me çfarëdolloj arsyetimi, sado qëllim mirë, do të thotë në fakt të vazhdosh të kërkosh që ata që paguajnë të mbajnë barrën edhe për ata që nuk paguajnë. ”-deklaroi  krryeministri

Rama e pa të udhës t’u rifreskonte kujtesën bizneseve për hyrjen në fuqi pas pak ditësh të ndryshimeve ligjore që parashikojnë penalitete të ashpra për ata që kryejnë evasion, ndërsa lajmëroi se në raportin e këtij viti të “Doing Biznes” Shqipëria do të ketë një rënie në renditje për shkak të frenimit të ndërtimeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.