Prokuroria: Letra e Brahos nuk ka asnjë fakt... Megjithatë qëllimit ja arriti

Postuar në 20 Tetor, 2015 17:09

Sipas një burimi të TCH pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Prokuroria e Tiranës nuk do të regjistrojë procedim penal për letrën e adresuar institucioneve nga kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, në të cilën njoftonte se deputeti Tom Doshi dhe ish-ministri Dritan Prifti po tentonin të destabilizonin vendin.

Prokuroria dërgoi për të pyetur personazhet që përmendeshin në letër, si deputeti Tom Doshi, bashkëshortja e kreut të kompanisë DIA Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj, për të cilën pretendohej në letër se ishte kërcënuar me qëllim që ajo të influenconte tek bashkëshorti për të përmendur emrin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta; dhe ish-ministri Prifti, ndërsa që të tre ata pohuan se këto të dhëna të letrës nuk ishin të vërteta. I fundit që u pyet ishte Spartak Braho, i cili nuk konfirmoi para prokurorisë se nga i kishte siguruar këto informacione, ndërsa nuk hodhi dritë mbi asnjë fakt tjetër përpos të dhënave në letër.

 Prokuroria e Përgjithshme thotë në rrugë jozyrtare se verifikimet nisën për të ndihmuar prokurorët që të gjenin të dhëna shtesë për dosjen CEZ-DIA, të dhëna të cilat në fakt nuk u gjetën.

Gjithsesi, nëse misioni i vërtetë i letrës ishte ai për të “parandaluar destabilizimin e LSI”. Duke se letra ja arriti qëllimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.