Braho

Stigma e një loje të vjetër

Postuar në 14 Janar, 2021 00:57

 

Komedia e marrëdhënies PS-LSI: Kryeministri, kategorik kundër ndryshimeve në qeveri. LSI: “Burri luan, guri s’luan”

Postuar në 10 Nëntor, 2015 22:23

Edi Rama mohon, Ilir Meta ngacmon. Kështu mund të quhet marrëdhënia komike mes dy drejtuesve të koalicionit qeverisës që thonë në të njëjtën ditë gjëra të ndryshme. Sot kryeministri ka reaguar ashpër ndaj pyetjeve që e lidhnin largimin e Nasip Naços me ndonjë manovër të Ilir Metës dhe presion të këtij të fundit.

Prokuroria: Letra e Brahos nuk ka asnjë fakt... Megjithatë qëllimit ja arriti

Postuar në 20 Tetor, 2015 17:09

Sipas një burimi të TCH pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Prokuroria e Tiranës nuk do të regjistrojë procedim penal për letrën e adresuar institucioneve nga kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, në të cilën njoftonte se deputeti Tom Doshi dhe ish-ministri Dritan Prifti po tentonin të destabilizonin vendin.

Shënim: Braho “ndërhyn” për Ballistin, por shumë pyetje duan përgjigje…

Postuar në 13 Tetor, 2015 10:41

Deputeti i LSI, Spartak Braho ka treguar në Panorama arsyen e vizitës që i ka bërë në qeli Ballist Morinës. Sipas Brahos, ai është një djalë që nuk përbën rrezik publik, për më tepër ka lënë pa asnjë mjet jetese gruan e tij dhe dy fëmijët.

Braho tregon se çfarë bisedoi me Morinën: Ballisti duhet respektuar

Postuar në 13 Tetor, 2015 08:21

Spartak Braho, i cili vizitoi dje në dhomat e paraburgimit Ismail Morinën, tha se rasti i tij duhet parë përmes rrethanave lehtësuese për disa arsye. Në një intervistë për “Panorama”, Braho, që është dhe Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, shprehet se tifozi kuqezi që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit nuk përbën rrezik publik, edhe pse është ndaluar për armëmbajtje pa leje.

Pse nuk u publikua letra e Spartak Brahos? “Dita” shkruan se bëhet fjalë për një atentat, bazuar në “raportime të shërbimeve perëndimore”

Postuar në 28 Shtator, 2015 22:05

U njoftua me të madhe se letra “Braho” për krerët e shtetit do të publikohej e se në të bëhej fjalë për paralajmërimin e një skenari destabilizues. Orët kaluan e letra mbeti ashtu siç edhe u lajmërua: sekrete dhe ndoshta “me zarar”. Arsyet nuk u dhanë nga ata që e lajmëruan publikimin, por gazeta “Dita” jep disa detaje që japin një version. Më poshtë raportimi i “Dita”:

E shoqja e Ismailajt për letrën e Brahos: Shteti po na kërcënon të tërhiqemi nga arbitrazhi

Postuar në 28 Shtator, 2015 20:35

Bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj, ka folur sot në Top Channel duke deklaruar se nuk e ka kërcënuar Tom Doshi. Ajo ka folur pas një letre sekrete të deputetit Spartak Braho që pretendonte se ajo po kërcënohej nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti. "E kam takuar në hotel Sheraton dhe nuk kemi folur për aferën e CEZ, kemi biseduar për gjëra të tjera”, tha gruaja. Sipas saj, e vetmja gjë që ka folur për Kastriotin ka qenë kur Toma e pyeti se si ishte puna e tij. Por pasi ka mohuar implikimin e Tomës, Vojsava tha: "ky është një kërcënim nga shteti shqiptar".

Mesazhi i Brahos: Rama, skenar për goditjen e Metës. A është fundi i lojës?

Postuar në 28 Shtator, 2015 14:02

Portali Lapsi.al paralajmëron botimin e një letre të kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti i LSI, Spartak Braho, dërguar drejtuesve të lartë të shtetit. Përtej suspansit të krijuar nga portali (duket sikur tekstin e letrës ende nuk e ka shtënë në dorë), mesazhi i Brahos shpreh shqetësim për një skenar që sipas tij mund të destabilizojë Shqipërinë. Letra i është dërguar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të SHISH.

Doshi kundërsulm ndaj Brahos në gjykatë: Ka vrarë një ushtar 18 vjeçar

Postuar në 28 Shtator, 2015 11:03

Gjatë seancës së parë gjyqësore kundër deputetit Spartak Braho, të akuzuar nga Tom Doshi për shpifje, paditësi Doshi nuk ka pranuar pajtimin me Brahon dhe ka thënë se do të vazhdojë procesin ndaj tij. Doshi kërkon 1 euro dëmshpërblim nga Braho, pasi e akuzon për shpifje në lidhje me një deklaratë, në të cilën Brahoi tha se Doshi kishte falsifikuar raportin mjekësor. Por Doshi nuk është majftuar me kaq.

Pages

Subscribe to RSS - Braho