Rritet tensioni për refugjatët, bllokohet rruga e Ballkanit

Postuar në 19 Tetor, 2015 09:52

Janë rritur tensionet në mesin e mijëra emigrantëve, që po drejtohen për në veri nëpërmjet shteteve të Ballkanit, ndërsa rruga e tyre për në Europën Perëndimore është bllokuar nga kontrollet e reja. Kroacia i ka kërkuar fqinjit të saj verior, Sllovenisë, të pranojë 5 mijë emigrantë çdo ditë, por Sllovenia ishte dakord vetëm për gjysmën e këtij numri. Një zyrtar tha për BBC se Kroacia nuk do të ketë më dhoma në kampet e saj tranzit brenda disa ditësh. Autobusët e mbushur me njerëz u drejtuan për në Serbi në 19 tetor. Brenda natës, shumë emigrantë u detyruan të prisnin në mes të ftohtit dhe shiut. Mijëra azilkërkues po udhëtojnë në veri nëpërmjet Ballkanit, me shumicën e tyre që duan të arrijnë Austrinë, Gjermaninë dhe vendet e Bashkimit Europian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.