rruga

Po Rilind Mëmëdheu! Rrugës Çarshovë-Përmet i del kalldrëmi i osmanit

Postuar në 12 Shkurt, 2020 17:47

Shumëkush ka udhëtuar në aksin Çarshovë-Përmet. Ai që vjen nga jashtë admiron natyrën, ai që njeh zonën e ndjen së brendshmi rrënimin e saj, ai që njeh historinë mbetet vetëm të shprehë keqardhjen sesi një zonë që i dha kaq shumë krijimit të shtetit është katandisur në pikë të hallit. Një kronikë e RTSh-së na jep pamjet e rrugës së cilës i ka dalë edhe kalldrëmi siç raporton gazetari Anastas Naqe.

Ishte në dijeni për shkeljet e kontratave të Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat

Postuar në 15 Shtator, 2019 16:14

Kryeminisri Rama, zëvendësi i tij, ministrja e linjës, kryetari i Kuvendit dhe ministrja e linjës, Belinda Balluku ishin në dijeni se  kontratat e rrugës Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat ishin në shkelje serioze ligjore dhe pasaktësi të mëdha financiare.

Kur qeveria sillet si bandë, çdo mjet është legjitim

Postuar në 28 Gusht, 2019 12:41

Një qeveri që nuk zbaton kontratat dhe detyrimet nuk mund të merret seriozisht. As edhe autoriteti i saj nuk mund të respektohet veçse në raport force. Shembulli sesi qeveria aktuale nuk njeh as procedurën minimale, ose nuk e zbaton atë, është ai që po ndodh në rrëzë të malit të Tomorrit në Skrapar.

KPP i hap rrugë ndërtimit të Rrugës Kardhiq – Delvinë. Rrëzohet vendimi i Autoritetit Kontraktor

Postuar në 05 Gusht, 2019 11:39

Me vendimin Nr.510/2019 Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur më në fund fatin e Rrugës Kardhiq - Delvinë, Loti 7, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve të kryesuar nga Cobial sh.p.k.. KPP ka shfuqizuar zgjedhjen e bërë nga Autoriteti Kontraktor, zgjedhje e cila ishte 5 miliardë lekë të vjetra më e shtrenjtë. 

Projekte që po groposin vendin

Postuar në 30 Maj, 2019 14:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket se është i vendosur që gënjeshtrën ta shndërrojë në standard të raportit të tij me qytetarët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij të sotme në Parlament, z. Rama ka mbrojtur dy koncesionet më të fundit që kapin shifrën e 260 milionë eurove për dy rrugë 30km. 

Shqiptari(qytetar) dhe Qeni

Postuar në 05 Maj, 2019 00:13

 

Po të kafshoi qeni, i zoti do marrë gjobë ose do shkojë në burg. Qeveria ka menduar më në fund të trajtojë ligjërisht një problem që nuk di si ta quash. Emri më i përshtatshëm është: Punë shqiposh. 

Përshkallëzohet protesta e fermerëve në Lushnjë (Video)

Postuar në 20 Mars, 2019 11:31

Femerët kanë bllokuar sot autostradën Lushnjë-Fier. Sipas tyre në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministrisa e Financave dhe Ekonomisë,  grumbulluesit dhe agropërpunuesit e Lushnjës, Beratit, Divjakës, Kuçovës, Gjirokastrës,  Shkodrës e rretheve të tjera të vendit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit ne 19 -20 Mars. Gjithashtu, gjatë dy ditëve në vijim kompanitë agropërpunuese më të mëdha në vend do të përshkallzojnë më tej veprimet duke mos furnizuar tregun me produkte të freskëta bulmeti.

Orikum-Dukat, 70 milionë euro për 14.7 km. Deputeti Shehaj: Kushton 16 mln euro

Postuar në 11 Shkurt, 2019 23:25

Deputeti i Partisë Demkratike Agron Shehaj, ka deklaruar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, se koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, po u vjedh shqiptarëve 56 milionë euro. Duke folur gjatë diskutimit për projektligjin e ri “Për Partneritetin Publik-Privat”, Shehaj bëri këtë vlerësim:

Orban, nga rruga në politikë (Video)

Postuar në 29 Nëntor, 2018 10:32

Ka ardhur nga rruga dhe doli sërish në rrugë për t’i treguar një miku amerikan se rrugën drejt pushtetit nuk e ka patur të lehtë. Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe aktori i njohur amerikan Chuck Norris kaluan një paradite së bashku në Budapest.

Tiranë-Durrës, së shpejti rrugë me pagesë

Postuar në 30 Tetor, 2018 10:54

Autostrada Tiranë Durrës është një nga akset që vitin e ardhshëm pritet të bëhet me pagesë. Ajo është përfshirë në katër kontratat e reja koncensionare në infrastrukturën rrugore dhe aeroportuale. që qeveria pritet të nënshkruajë.

Dy të tjerat janë autostrada Kashar-Rrogozhinë me 84 miliardë financim ose 660 milionë euro, kontrata e koncesionit për aeroportin e Vlorës parashikohet te financohet me PPP me 14 miliardë lek ose rreth 110 milionë euro dhe Aeroporti i Kukësit me një vlerë 884 milionë lekë ose rreth 5 milionë euro.

Pages

Subscribe to RSS - rruga