Vuçiç lojtarëve: Me fitoren në Elbasan gëzuat Serbinë, Kosovën e Metohinë

Postuar në 09 Tetor, 2015 20:12

Fitorja e serbëve është parë jo vetëm si një ndeshje futbolli, por si një revansh politik dhe patriotik ndaj Shqipërisë. Kryeministri Vuçiç takoi ekipin serb pas mbërritjes në Beograd, ku dhe i uroi për shpirtin që treguan në “Elbasan Arena” duke gëzuar jo vetëm Serbinë, por edhe Kosovën e Metohinë.

"Serbia luftoi për flamurin e saj, dhe ju arritët të bashkonin vendin.  Jemi krenarë për fitoren tuaj, sepse ishin dëshmitarë të faktit që dhatë shpirtin në fushë.  Sollët gëzim në Serbi, republikat serbe dhe veçanërisht tek serbët që jetojnë në Kosovë dhe Metohi. Ju rikthyet besimin në sport dhe latë të kuptohej se metodat anti-sportive nuk shërbejnë për asgjë ” –theksoi Vuçiç.

Kryeministri serb tha për mediat se ishte uruar nga kryeministri rama për fitoren dhe se ai nga ana e tij e kishte përgëzuar për faktin se falë masave të marra nuk ndodhi asnjë incident në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.