fitorja

Dy ekipe zvicerane parashikojnë fitoren e Trump. Parashikuan saktë edhe më 2016-ën

Postuar në 01 Nëntor, 2020 21:38

Dy ekipe kërkuesish në Zvicër deklarojnë se sipas modeleve të të dhënave që ata përdorin, Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA. Ekipet në fjalë parashikuan përkundër shumë të tjerëve fitoren e Trump edhe në vitin 2016, ndërkohë që aktualisht sondazhet favorizojnë rivalin e Trump, Joe Biden.

Tani duhet të mbajë premtimet për reforma*

Postuar në 27 Qershor, 2017 08:33

Edi Rama është qartë fituesi i këtyre zgjedhjeve, sipas rezultateve të deritanishme. Kryeministri i deritanishëm ia doli që të marrë një rezultat të shkëlqyer për socialistët, Partia Demokratike në opozitë duket se ka humbur rëndë. Nëse konfirmohen zyrtarisht rezultatet e deritanishme, Rama nuk ka nevojë më as për partner koalicioni. Pas katër vitesh qeverisjeje, shqiptarët ia dhanë atij sërish besimin, madje me një mazhorancë të konsiderueshme. Ata duket se i besojnë atij si njeriut që do të çojë përpara Shqipërinë.

Fundi i elitave politiko-mediatike të pas Luftës së Ftohtë dhe një “zë i ri” politik nga të dy anët e Atlantikut

Postuar në 10 Nëntor, 2016 10:52

Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve”. Ky ishte thelbi i fjalës së parë të Donald Trump pas fitores së tij shkatërrimtare në zgjedhjet e 8 nëntorit. Kundërshtarët e tij politikë, Hillary Clinton dhe Barack Obama njohën rezultatin dhe i uruan Trumpit suksese, duke shtuar se: “Ai është presidenti ynë”.

Basha e Meta komentojnë zgjedhjen e Trump

Postuar në 09 Nëntor, 2016 11:12

Fitoja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane është komentuar edhe nga kreu i opozitës Lulzim Basha, një person që ka patur mbështetjen e fortë të ish-ambasadorit Arvizu për të marrë bashkinë e Tiranës dhe vazhduar më tej karrierën si një yll në ngjitje. Në deklaratën e tij pak minuta pas qartësimit të rezultatit Basha për një analogji me situatën në Shqipëri, duke thënë se zgjedhjet amerikane ishin një leksion edhe për shqiptarët që duhet ta marrin në dorë fatin e votës së tyre.

Presidenti i ri i SHBA jep garanci: “Mirënjohje për shërbimet që Clinton ka bërë ndaj SHBA. Koha të bashkohemi”

Postuar në 09 Nëntor, 2016 09:19

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Donald Trump, ka mbajtur fjalën e parë para mbështetësve duke dhënë garanci se ajo që ndodhi në fushatë nuk do të reflektohet në drejtimin e vendit. Trump u shfaq krejtësisht racional teksa ka falënderuar Hillary Clinton për shërbimet që ka kryer ndaj vendit.

Demagogji me reformën në drejtësi

Postuar në 26 Korrik, 2016 15:33

Kryeministri Edi Rama ka nisur një përpjekje për të marrë atë që nuk arriti dot me miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Sot Shqipëria ka një Kushtetutë të re të miratuar me rezultatin 140:0, pra asnjë votë kundër në parim. Drafti i miratuar u përpunua dhe u ndryshua, e rrjedhimisht, si në planin procedurial, atë juridik, por edhe atë politik, Kushtetuta e re është sukses i Parlamentit shqiptar. 

Cili është atëherë kuptimi i një statusi të sotshëm të kryeministrit shqiptar kur shkruan:

Vuçiç lojtarëve: Me fitoren në Elbasan gëzuat Serbinë, Kosovën e Metohinë

Postuar në 09 Tetor, 2015 20:12

Fitorja e serbëve është parë jo vetëm si një ndeshje futbolli, por si një revansh politik dhe patriotik ndaj Shqipërisë. Kryeministri Vuçiç takoi ekipin serb pas mbërritjes në Beograd, ku dhe i uroi për shpirtin që treguan në “Elbasan Arena” duke gëzuar jo vetëm Serbinë, por edhe Kosovën e Metohinë.

Subscribe to RSS - fitorja