Eurobondi shqiptar, qeveria në pritje të 500 milionë eurove

Postuar në 30 Shtator, 2015 12:38

Eurobondit shqiptar i ka kushtuar një hapësirë edhe agjencia “Reuters” e cila i referohet kryeministrit Edi Rama. Agjencia vë në dukje se Shqipëria është një vend me nivel të ulët të mbledhjeve të taksave, por për kryeministrin shqiptar, “Ky duhet të jetë një shqetësim i qeverisë dhe i popullit shqiptar, jo i investitorëve, për shkak se për investitorët kjo nuk përbën asnjë ndryshim”. Eurobondini emetuar kësaj radhe është 500 milionë euro dhe qeveria ka angazhuar J.P Morgan dhe Deutsche Bank si agjentë të vetët. “Reuters” flet edhe për krizën e refugjatëve sirianë që mund të prekë Shqipërinë. "Ka një mundësi shumë të lartë që me ardhjen e dimrit dhe me vështirësitë e tjera ... ata të mund të lëvizin në një tjetër kanal. Ju nuk do të na gjeni të papërgatitur, por kjo varet edhe nga dendësia e fluksit të refugjatëve.", deklaroi Rama.

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

Menyra foshnjarake me te cilen kryeministrat shqiptare trajtojne ceshtje serioze te le absolutisht me goje hapur. I mesuar me dhjet vjet a me shume bema te ish kryeministrit Berisha, kisha shpresuar qe Rama te pakten te ishte me serioz ne deklarata.
Per cfare arsye z. Rama mendon se investitoret duhet te flene te qete naten kur shteti shqiptar nuk mbledh dot tere te ardhurat qe i takojne? Nga mendon z. Rama se do te dalin parate per te ripaguar keta investitore? Sigurisht nga te ardhurat publike te shtetit, burim numer nje i te cilave jane taksat. Nje shtet qe nuk paguan taksat eshte Greqia - kaq te fjetur e kane mendjen investitoret e Greqise? Se dyti nje borxh i huaj ne Euro duhet te alarmoje shume si publikun ashtu edhe investitoret; pagimi i borxhit varet shume nga kursi i kembimit Lek-Euro. Dmth cdo luhatje ekonomike (qe e ben pagimin e borxhit normalisht te veshtire per cdo vend) do te ndikoje ne uljen e vleres se lekut dhe kjo do te beje qe shtetit te duhet te mbledhe, ne rast problemi ekonomik, me shume te ardhura ne lek per te paguar te njejtin borxh ne euro. Duke patur parasysh tere keto dhe me teper, z. Rama me qetesi olimpike u jep mend investitoreve qe mos te preokupohen shume se keto gje i di me mire qeveria e tij kompetente ne Tirane...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.