Eurobondi

Qeveria i drejtohet tregjeve financiare me eurobondin e ri 650 milionë euro

Postuar në 02 Qershor, 2020 16:46

Qeveria shqiptare do t’i drejtohet tregjeve ndërkombëtare financiare me një Eurobond prej 650 milionë eurosh. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e pranishme në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë deklaroi se eurobondi do të jetë me maturim 7 deri 10 vite. Sipas saj, financimi i siguruar nga eurobondi do të shërbejë për të shlyer (rifinancuar) eurobondin e marrë në vitin 2015 dhe për të plotësuar nevojat për financim për vitin 2020.

1 miliardë per Rindërtim me paratë e Eurobondit

Postuar në 02 Tetor, 2018 21:26

Qeveria përcolli me entusiazëm shitjen e eurobondit në tregjet ndërkombëtare ose thënë ndryshe rregullimin e strukturës së borxhit përmes një kredie të re 500 milionë euro me interes 3.5%  me afat 7 vjeçar.

Një lëvizje në terma financiarë që ka ndodhur edhe në të kaluarën, me ndryshimin së këtë rradhë interesi është më i ulët. Kështu në vitin 2015, kur Ministria e Financave drejtohej nga Shkëlqim Cani Shqipëria emetoi 500 milionë euro bonde përkundrejt interesit 5.75%.

Shqipëria kërkon borxh të ri 500 milionë euro

Postuar në 24 Qershor, 2018 22:10

Qeveria shqiptare kërkon një borxh të ri prej 500 milionë euro duke emetuar së shpejti një eurobond, për të cilin ka ftuar studiot e huaja që të përgatisin hedhjen në bursë. Nevoja për para e ka shtyrë Ministrinë e Financave që me urgjencë t’i drejtohet skenarit më të keq që parashikonte strategjia e menaxhimit të borxhit publik.

TemaTv

400 mijë francezë kërkojnë borxhin 53 miliardë euro i marrë në vitin 1867 nga Perandoria Ruse

Postuar në 16 Janar, 2018 11:20

Një grup qytetarësh francezë që zotërojnë eurobonde të lëshuara nga Perandoria Ruse në shekullin e 19-të po kërkojnë paratë nga Kremlini zyrtar. Lajmi bëhet i ditur nga Radio France Internationale dhe sipas saj bondet janë emetuar nga hekurudhat ruse në vitinn 1867. Ato ishin garantuar në ar dhe kishin një vlerë prej 15 miliardë frangash që sot janë ekuivalent me 53 miliardë euro.

“Eurbondi, lajm i mirë për Shqipërinë”

Postuar në 10 Nëntor, 2015 12:16

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp sot, se Eurobondi do të lehtësojë situatën ekonomike e financiare. “Marrja e eurobondit bëhet për 2 qëllime. Së pari të zëvendësojë eurobondin e vjetër të vitit 2010 prej 300 milionë euro. Së dyti shuma e mbetur prej 150 milionë euro është e mjaftueshme, që ne të tërhiqemi nga tregu i brendshëm. Cani tha se kjo bëhet në mënyrë që të lihet hapësirë për biznesin, që të mund të marrë huanë e nevojshme.

Ende jozyrtare/Emetohet eurobondi prej 450 milionë euro

Postuar në 06 Nëntor, 2015 14:27

Qeveria shqiptare ka arritur të sigurojë 450 milionë euro me një interes 5.75%.  “Dje Republika e Shqipërisë ka filluar procesin e emetimit të eurobondit 5 vjeçar në një nivel indikativ prej 6%, sipas menaxherëve kryesues, raporton Reuters. Deutsche Bank dhe JP Morgan janë menaxherët kryesues. Tregtimi erdhi një ditë pasi Shqipëria pagoi eurobondin e emetuar në vitin 2010. Shuma e paguar nga ministria është 322.5 milionë euro, nga e cila 300 milionë euro është vlera e principalit dhe 22.5 milionë euro është kësti i fundit i interesit, bënë të ditur burimet zyrtare të Financave.

Eurobondi shqiptar, qeveria në pritje të 500 milionë eurove

Postuar në 30 Shtator, 2015 12:38

Eurobondit shqiptar i ka kushtuar një hapësirë edhe agjencia “Reuters” e cila i referohet kryeministrit Edi Rama. Agjencia vë në dukje se Shqipëria është një vend me nivel të ulët të mbledhjeve të taksave, por për kryeministrin shqiptar, “Ky duhet të jetë një shqetësim i qeverisë dhe i popullit shqiptar, jo i investitorëve, për shkak se për investitorët kjo nuk përbën asnjë ndryshim”. Eurobondini emetuar kësaj radhe është 500 milionë euro dhe qeveria ka angazhuar J.P Morgan dhe Deutsche Bank si agjentë të vetët.

Eurobondi, Cani thotë se në tregjet ndërkombëtare Shqipëria do kërkojë 500 milionë euro

Postuar në 26 Shtator, 2015 15:29

Ministri i Financave deklaroi të shtunën se që nga e hëna në 28 shtator për 4 ditë me radhë Shqipëria do të jetë në tregjet kryesore europiane për të emetuar eurobondin. Sipas tij, tregu po ecën në ato drejtime që kishin gjykuar dhe se monedha e zgjedhur është euro. “Ende nuk mund t’u them a do ta marrim apo jo. Nëse do gjykojmë se norma e interesit dhe kushtet do të jenë të përshtatshme, do ta marrim”, u shpreh kreu i financave. Sipas tij, situata e Shqipërisë është komode, pasi nuk kemi presion sepse eurobondi tjetër do të maturohet në nëntor dhe se qeveria i ka paratë për ta shlyer atë.

Subscribe to RSS - Eurobondi