Ende jozyrtare/Emetohet eurobondi prej 450 milionë euro

Postuar në 06 Nëntor, 2015 14:27

Qeveria shqiptare ka arritur të sigurojë 450 milionë euro me një interes 5.75%.  “Dje Republika e Shqipërisë ka filluar procesin e emetimit të eurobondit 5 vjeçar në një nivel indikativ prej 6%, sipas menaxherëve kryesues, raporton Reuters. Deutsche Bank dhe JP Morgan janë menaxherët kryesues. Tregtimi erdhi një ditë pasi Shqipëria pagoi eurobondin e emetuar në vitin 2010. Shuma e paguar nga ministria është 322.5 milionë euro, nga e cila 300 milionë euro është vlera e principalit dhe 22.5 milionë euro është kësti i fundit i interesit, bënë të ditur burimet zyrtare të Financave. Financat synonin të merrnin 300-500 milionë euro nga emetimi i eurobondit të dytë shqiptar dhe kanë arritur të sigurojnë në këtë mënyrë 450 milionë euro”, raporton “Monitor”. Qeveria nisi përpjekjet për këtë që disa muaj më parë dhe si synim kishte përfitimin e një shume parash por jo me interesat e eurobondit të parë që cilësoheshin të larta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.