1 miliardë per Rindërtim me paratë e Eurobondit

Postuar në 02 Tetor, 2018 21:26

Qeveria përcolli me entusiazëm shitjen e eurobondit në tregjet ndërkombëtare ose thënë ndryshe rregullimin e strukturës së borxhit përmes një kredie të re 500 milionë euro me interes 3.5%  me afat 7 vjeçar.

Një lëvizje në terma financiarë që ka ndodhur edhe në të kaluarën, me ndryshimin së këtë rradhë interesi është më i ulët. Kështu në vitin 2015, kur Ministria e Financave drejtohej nga Shkëlqim Cani Shqipëria emetoi 500 milionë euro bonde përkundrejt interesit 5.75%.

Interesi më i ulët këtë herë mund të lidhet me shumë faktorë dhe përtej retorikës pyetja që lind është se kujt do të shërbejë ky transksion. Qeveria nuk e ka qartësuar këtë pjesë, por një shpjegim që mund të jetë i vlefshëm është ai i ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani kur Shqipëria doli në tregjet ndërkombëtare në vitin 2016 me një eurobond 500 mln euro me interes 5.75%. Ja se çfarë thoshte ministri Cani në një bashkëbisedim me gazetarët:

“Arsyeja është e thjeshtë: Sepse duam të lëmë hapësirë për biznesin për vitin 2016, që të mund të marrë kreditë e nevojshme. Ju e dini, nuk është e panjohur që, kreditimi në Shqipëri ka vuajtur këto vite dhe nuk është një histori a s një vjeçare, as dy vjeçare, por pothuajse mbi 5 vjeçare. Një nga mënyrat kryesore për të nxitur kreditimin është që qeveria të tërhiqet nga marrja e kredive në tregun e brendshëm, të bëjë presion tek bankat që të mbajnë normat e interesit të ulëta, që bankat të priren për të dhënë kredi dhe me interesa më të ulëta e, duke  qenë kështu, nxitet zhvillimi i ekonomisë, pra i vijmë në ndihmë biznesit dhe rritjes së ekonomisë”. http://www.financa.gov.al/wp-content/uploads/2017/12/Eurobondi_likuditet...

Ky lloj arsyetimi gjen shpjegim edhe në situatën aktuale ku qeveria ka shpallur projektin 1 miliardë për ndërtimin e disa rrugëve kombëtare, ku financimi do të sigurohej nga bankat. Firmat janë hedhur në disa kontrata, por projektet nuk kanë avancuar edhe pse afatet janë tejkaluar. Në këtë pjesë qeveria nuk është treguar transparente për të treguar sesi ka shkuar ecuria e financimeve nga bankat për projektin 1 miliardë. 

Nga ana tjetër BIRN shkruan se interesat e ulëta të bondeve të reja të emetuara nënkuptojnë gjithashtu një lajm të keq për Ministrinë e Financave, e cila ka shpallur planin që të përdorë rreth 200 milionë nga të 500 milionët për të blerë gradualisht dhe para afatit të maturimit një pjesë të bondeve të emetuara në vitin 2015. https://www.reporter.al/shqiperia-emeton-bondet-sovrane-ne-euro-me-inter... Suksesi i këtij transaksioni që tashmë i konfirmuar deri në fund (burime Reuters thonë që oferta ka qënë 1.25 miliard euro, pra erhe me e madhe se kërkesa) gjithsesi mund të konsiderohet edhe si një lëvizje që përmirëson kredencialet e  ministrit të Financave Arben Ahmetaj përpara Edi Ramës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.