kredi

1 miliardë per Rindërtim me paratë e Eurobondit

Postuar në 02 Tetor, 2018 21:26

Qeveria përcolli me entusiazëm shitjen e eurobondit në tregjet ndërkombëtare ose thënë ndryshe rregullimin e strukturës së borxhit përmes një kredie të re 500 milionë euro me interes 3.5%  me afat 7 vjeçar.

Një lëvizje në terma financiarë që ka ndodhur edhe në të kaluarën, me ndryshimin së këtë rradhë interesi është më i ulët. Kështu në vitin 2015, kur Ministria e Financave drejtohej nga Shkëlqim Cani Shqipëria emetoi 500 milionë euro bonde përkundrejt interesit 5.75%.

Furtunë reagimesh për vilën luksose të kreut të Podemos (foto)

Postuar në 19 Maj, 2018 10:07

Lajmi i ditëve të fundit se kreu i lëvizjes majtiste Podemos në Spanjë, Pablo Iglesias dhe gruaja e tij kanë blerë një vilë luksoze në fshat ka ngjallur reagime të ashpra te spanjollët. Blerja e vilës luksoze nuk do ishte komentuar nëse blerësi nuk do të ishte Pablo Iglesias, udhëheqësi  i Podemos, i cili u bë i njohur si aktivisht kundër ankandeve në Spanjë.

Stoku i kredisë arrin në 1.3 mld euro, Tirana në krye të borxheve

Postuar në 08 Maj, 2018 09:41

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për stokun e kredisë për individë sipas rretheve, për numër banorësh, tregojnë se huaja për banor në kryeqytet është 884 euro, gati tre herë më e lartë sesa qyteti i dytë që vjen më pas në listë, Durrësi.

Në total, në Tiranë individët kanë për të kthyer në banka 101 miliardë lekë hua, ose rreth 780 milionë euro, sipas të dhënave që i referohen tremujorit të parë të vitit 2018. Rreth 70% të kësaj shume e zë huaja për blerje banesash (624 euro për frymë), që shënon një rritje të qëndrueshme vit pas viti.

Rruga e Mëndafshit klalon nga bankat

Postuar në 21 Maj, 2017 12:23

Projekti gjigand që po tenton Kina përmes Rrugës së Mëndafshit, një nismë e shpallur nga presidenti kinez Ji Xiping që prej vitit 2013 bazohet në një program të madh kreditimi që do të financojë porte, rrugë dhe linja hekurudhore.  

Ministria e Financave kërkon borxh për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e një linje në aeroportin “Nënë Tereza”

Postuar në 22 Qershor, 2016 10:23

Ministria e Financave ka kërkuar një kredi sovrane nga BERZH për përmirësimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrësi dhe ndërtimin e një linje hekurudhore që do të lifh kryeqytetin me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Vetë BERZH njofton se  “është duke shqyrtuar dhënien e një kredie sovrane  për Hekurudhën Shqiptare. Kredia do të financojë rehabilitimin dhe përmirësimin e linjës hekurudhore 34.7 km  që lidh Tiranën me Durrësin dhe ndërtimin e një linje hekurudhore 7.4 km nga Tiranë, aeroporti i Rinasit”

45 % e kredive për biznesin në formë overdrafti

Postuar në 04 Mars, 2016 10:57

Shoqata e Bankave beri të ditur se kërkesa për kredi e bizneseve ka mbetur shumë e dobët përgjatë gjithë vitit 2015. Gjithsesi, bankat vazhduan të kreditojnë ekonominë duke dhënë një total prej rreth 246.5 miliardë lekë kredi të reja përgjatë vitit 2015.
Nga këndvështrimi i qëllimit të përdorimit, rreth 45% e këtyre kredive të reja ishin overdraft-e, të cilat kanë afate të shkurtra shlyerje dhe ofrohen në bazë rinovimi të vazhdueshëm, duke impaktuar kështu shifrën e ulët të rritjes në totalin e portofolit.

Bankat shqiptare në stres për shitjen e pasurive të sekuestruara

Postuar në 13 Shkurt, 2016 11:42

Dështimi i shitjes së kolateraleve nga përmbaruesit i ka ngarkuar bankat me administrimin e qindra pronave, duke i kthyer ato në agjenci të mirëfillta imobilare. Shitja e pasurive të paluajtshme me ankand apo me marrëveshje dypalëshe për bankat është bërë kohët e fundit një çështje po aq e rëndësishme sa administrimi i kredive dhe depozitave. Madje kredia, si misioni kryesor bankar, thuajse ka “shteruar” dhe institucionet më të rëndësishme financiare në vend po investohen gjithnjë e më shumë për administrimin dhe shitjen e pronave të lëna peng për huat e pakthyera.

Banka e Shqipërisë gati të injektojë para në treg për të çliruar kreditë

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 23:12

Në 2016-ën, Banka e Shqipërisë do të injektojë në treg para si formë për të financuar sipërmarrjet private dhe për të ulur interesat e larta të kredive në euro. Ky model u zbatua një vit më parë nga Banka Qendrore Europiane, e cila dha 1.1 trilionë euro.

Sipas Vizion Plus akoma nuk është vendosur se sa para do të hidhen në treg për t’i blerë bonot e bankave, megjithatë të njëjtat burime thonë se përveç këtij mekanizmi do të shihen dhe mënyra të tjera se si bizneset do të jenë të interesuara të marrin paratë.

Nisin hetimet për shtrembërime në sektorin bankar, fitime të larta, diferencë e madhe mes interesave të kredive dhe depozitave

Postuar në 02 Nëntor, 2015 10:43

Sektori bankar në Shqipëri ka karakteristikat e një tregu me norma relativisht të larta fitimi në kushtet e stanjacionit të kreditimit; interesa shumë të ulta të depozitave (deri në 0.55 % mbi bazë vjetore nën nivelin e inflacionit); diferenca (spread) relativisht të larta mes interesave të kredive dhe depozitave; tendencës në rritje të interesave të letrave me vlerë të qeverisë, kryesisht afatgjata(obligacione) në kushtet e një politike lehtësuese monetare dhe kur norma bazë e interesit të depozitave kanë tendencë në rënie; ka rritje të komisioneve për pagesat kryesisht brenda vendit etj.

Subscribe to RSS - kredi