“Eurbondi, lajm i mirë për Shqipërinë”

Postuar në 10 Nëntor, 2015 12:16

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp sot, se Eurobondi do të lehtësojë situatën ekonomike e financiare. “Marrja e eurobondit bëhet për 2 qëllime. Së pari të zëvendësojë eurobondin e vjetër të vitit 2010 prej 300 milionë euro. Së dyti shuma e mbetur prej 150 milionë euro është e mjaftueshme, që ne të tërhiqemi nga tregu i brendshëm. Cani tha se kjo bëhet në mënyrë që të lihet hapësirë për biznesin, që të mund të marrë huanë e nevojshme. Kjo shumë prej 150 milionë eurosh do përdoret për shpenzime kapitale, ose operative, pra për nevojat e buxhetit”, tha ai. Pse merr Shqipëria një borxh të ri dhe pse  vlerësohet si shenjë e mirë nga ministri i Financave? Ministri thotë se për emetimin e Eurobondit nga Shqipëria pati interes të madh dhe kjo tregon besim se vendi ynë do të paguajë në kohë interesat. Pra ka në besim tek ekonomia jonë. Borxhi merret për arsye sepse “të ardhurat që realizojmë nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet, ndaj na duhet doemos borxh. Nuk kemi arritur asnjëherë që të dalim me suficit dhe kjo ndodh dhe me shumë vende, edhe me ato të zhvilluara”.  Në fakt Shqipëria ka edhe normën më të ulët në rajon të mbledhjes së të ardhurave dhe kjo është një arsye shtesë që ministri e ka shmangur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.