Haxhinasto nis “luftën” me autobusët. S'ka më tolerim me biletat, do rritet cilësia

Postuar në 15 Shtator, 2015 17:19

Aksioni kundër informalitetit e ka motivuar qeverinë ta luftojë atë në çdo sektor. Ka qenë radha e ministrit Haxhinasto të zbresë në terren për të lajmëmuar kontrollin e dhënies së biletave në transportin publik, i bindur se kjo do të rrisë cilësinë e shërbimit.  

“Sigurimi i shitjessë biletave tek pasagjerët është një nga veprimet më të rëndësishme në luftën kundër informalitetit në transportit ndërqytetas dhe transportin në përgjithësi. Kemi dhe detyrime ndaj Bashkimit Europian, për kategorinë e mjeteve që përdoren. Dhe dua ta  nënvizoj me forcë, të gjitha këto reforma  kanë një synim, të përmirësohet cilësia e e shërbimit ndaj qytetarëve, qoftë në shërbimin autobuzave qoftë në shërbimin taksi, apo në shërbimet e tjera të transportit”theksoi Haxhinasto.

Si ministri që nisi i pari luftën me furgonat, por që më pas e la tregun të zhvillohet vetë, Haxhinasto paralajmëroi “shkurtime” në mjetet që do licencohen për transport publik dhe premtoi përmirësim të kushteve në stacionet e autobusëve të Tiranës nisur edhe nga një bisedë që kishte patur me kryebashkiakun Veliaj.

“Aktualisht operohet me 50 % të linjave më shumë se ka vendi nevojë. Që do të thotë konsum e  shpenzim i jashtëzakonshëm resursesh dhe konkurencë e pandershme, që rrjedhimisht do të reflektohet edhe në evazion. Kam biseduar edhe me kryetarin e bashkisë zotin Veliaj dhe kam folur edhe me  kryetarët e tjerë të bashkive, dhe në planet që kanë për zhvillimet e qyteteve, stacionet e autobuzëve janë një element shumë i rëndësishëm. Me kryebashkiakun Veliaj kemi rënë dakort që sa më shpejt dhe këtu të realizojmë ndërhyrje me buxhetet aktuale, me qëllim që qytetarëve t’u shërbehet më mirë, me cilësi më të lartë. Prandaj duhet një ndërhyrje e menjëhershme për ta sjellë në normalitet”- u shpreh Haxhinasto

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.