Një kronikë e disa zhvillimeve politike të sotme: akuza, por edhe “shashka” për zgjedhje të parakohshme

Postuar në 09 Shtator, 2015 15:39

Ka disa zhvillime politike të ditës së sotme që paralajmërojnë lëvizje dhe tension. Kështu ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është takuar me disa ambasadorë të BE-së në Tiranë, që ka zgjatur rreth 90 minuta. Takimi u zhvillua në mjediset zyrtare të Delegacionit të BE-së dhe sipas asaj që tha Tahiri, aty është diskutuar për “luftën ndaj narkotizmit, trafiqeve. Diskutuam për Byronë Kombëtare të hetimit..etj.".
Këto ditë është vënë re një angazhim i madh ambasadorëve të huaj në Shqipërië, të cilët kanë takuar edhe kryeministrin dy ditë më parë. Takime që pasojnë zhvillimet e fundit, ku deputetë qëllojnë me armë, kryetari i Kuvendit akzuohet për korrupsion, sikurse një deputet jep dorëheqjen nga mandati.
Ndoshta vjen në këtë kuadër edhe takimi që po zhvillohet në kryeministri mes kryeministrit dhe prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Nuk bëhen të ditura hollësi të bisedës, por ngjan krejt “e çuditshme” që një prokuror të marrë bekimin e qeverisë për të bërë punën e vet.
Në vijim, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka folur sot për eventualitetin e zgjedhjeve të parakohshme. “PD është një parti shtetformuese, është në zhvillim të pandërprerë dhe në një analizë të pandërprerë. Shumë shpejt mund të kemi zgjedhje të parakohshme, por edhe nëse kemi zgjedhje normale, janë shumë afër. PD duhet të shkojë e përgatitur”, tha ai për “Neës24”. Ka disa ditë në fakt që në mjediset politike flitet për një letër zyrtare të LSI-së, adresuar PS-së, ku kërkohet sqarimi për vijimin ose jo të koalicionit qeverisës. Lajm ky i pakonfirmuar zyrtarisht. Duhet thënë se angazhimi i PD-së për zgjedhje të parakohshme, ndërpret reformën në Drejtësi, një fushë që dominohet nga koninktura politike, me gjyqtarë të majtë e të djathtë. Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë për Petrit Vasilin e provon këtë më së miri. Vasili sot, ka folur në emër të LSI-së për një luftë të brendshme në PD, meqenëse aktivizimi i çështjes CEZ-DIA, çon akuzën drejt Sali Berishës. Një tezë e hedhur më parë nga këshilltari i Metës, Lorenc Vangjeli, por që ngjan disi e panatyrshmeër momentin.
Së fundmi është edhe leximi i ndryshëm i raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet. Zgjedhjet sërish nuk arritën standardet më të mira, por me gjasë, kritika e fortë e PD-së lidhet ndoshta me ndryshimin e zonave zgjedhore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.