Katastrofa në KESH, rriten shpenzimet, bien të ardhurat 45%, humbet 158 milionë euro në 2014

Postuar në 28 Gusht, 2015 10:36

Prodhuesi shtetëror i energjisë, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka shënuar një ecuri mjaft negative në vitin 2014, sipas të dhënave të publikuara në bilancin e saj. “Monitor” bën të ditur se të ardhurat e kompanisë ranë ndjeshëm me 45%, duke zbritur në 16 miliardë lekë (115 milionë euro), nga 29.2 miliardë lekë (209 milionë euro), që ishin në 2013-n. Sipas “Monitor” vetëm nga shitja e energjisë elektrike, të ardhurat ranë nga rreth 25 miliardë lekë, në rreth 11 miliardë lekë në 2014-n. Sipas raportit në bilanc, pakësimi në të ardhura nga shitja e energjisë elektrike vjen për shkak të sasisë më të ulët të energjisë së shitur si rezultat i pakësimit në sasi të energjisë së brendshme të prodhuar nga Grupi në 2014. Prodhimi i brendshëm i KESH në 2014, ishte 3,408,555 MWh ose 41% më i ulët se në 2013.

Në kahun tjetër, janë rritur ndjeshëm shpenzimet, si rrjedhojë e zërit “Humbje nga zhvlerësimi”, prej rreth 19 miliardë lekë, që pothuajse ka dyfishuar shpenzimet totale, në 38 miliardë lekë. Në bilanc thuhet se “Një humbje nga zhvlerësimi njihet nëse vlera kontabël e një aktivi tejkalon vlerën e tij të rikuperueshme. Një humbje nga zhvlerësimi i një aktivi financiar të matur me kosto të amortizuar llogaritet si diferencë mes vlerës së tij kontabël dhe vlerës aktuale të flukseve të pritshme monetare të ardhshme skontuar me normën origjinale efektive të interesit të aktivit”. Të detajuara, humbjet nga zhvlerësimi nw vitin 2014 vijnë 17.6 miliardë lekë nga familjet dhe pjesa e mbetur janë të arkëtueshme të tjera (tregtare etj). Rritja e lartë e shpenzimeve ka bërë që kompania të dalë me një humbje të lartë prej 22 miliardë lekësh (158 milionë euro) në 2014-n, nga 9.3 miliardë lekë që ishte fitimi i një viti më parë.

Po sipas “Monitor” 290 milionë euro pa shpresë arkëtimi. Janë paratë që lidhen me gjendjen e të arkëtueshmeve nga klientët familjarë për faturat e energjisë elektrike të papaguara që datojnë para datës së ndarjes së KESH nga OSHEE, të cilat Grupi nuk pret t’i mbledhë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.